• |
ide | kryesore

Shtohen rastet me Covid në Bundesligë: dy pozitivë tek Borussia Moenchengladbach

Sport



Në pritje të aprovimit për të rifilluar kampionatin, në Gjermani vazhdojnë testet mes skuadrave të dy kampionateve të parë profesionistë, ku në raundin e parë ishin identifikuar 10 raste. Pas tre lojtarëve të Koln, po dalin tashmë edhe emrat e skuadrave të tjera. Një anëtar i stafit të Aue Erzgebirge, skuadra e Bundesliga 2, është infektuar me Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi sakson, duke specifikuar se lojtarët, teknikët e bashkëpunëtorët do të futen menjëherë në izolim, por vetëm deri të enjten.

Edhe dy pjesëtarë të Borussia Moenchengladbach kanë rezultuar pozitivë ndaj testit të Koronavirus: bëhet fjalë për një futbollist e një anëtar të stafit. Të dy janë në karantinë, bën të ditur Rheinische Post.

Të shtunën kishte rezultuar pozitiv edhe një futbollist i Dinamo Dresden, pa simptoma e që është në karantinë në shtëpi. Klubi i Bundesliga 2 ka kryer të martën teste të reja për skuadrën e stafin pa gjetur raste të tjera pozitiviteti.

Një lloj karantine blitz, shumë më inferiore se 14 ditët e njohura tashmë. Motivi i një zgjedhje të tillë nuk është sqaruar nga klubi, por me shumë mundësi lidhet me faktin se, në këto ditë, do të ketë një raund tjetër tamponesh për të gjithë. Nëse nuk do të ketë raste të tjera, izolimi do të vazhdojë vetëm për të infektuarit, ndërsa skuadra mund të kthehet rregullisht të stërvitet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *