• |
ide | kryesore

Video shokuese e pezullim, Kalou kërkon ndjesë: “Shtrëngonim duart se ishim të testuar”

Sport, Video



Salomon Kalou kërkon ndjesë, pas publikimit të një video në të cilën shtrëngonte duart në dhomat e zhveshjes e filmonte shokët ndërsa testoheshin për koronavirus, duke qeshur e bërë humor me masat anti infektim. Një episod që krijoi një situatë të sikletshme në Bundesligë e që i ka kushtuar pezullimin lojtarit nga Bregu i Fildishtë nga Hertha Berlin: “Nuk duhet ta kisha bërë kurrë atë video, tregoi mungesë respekti e kërkoj ndjesë sinqerisht për këtë – ka thënë lojtari për Kicker – Që kur jemi kthyer nga karantina jemi testuar cdo javë për virusin e nuk kemi patur asnjë lojtar pozitivë nga testet. Përse nuk duhej ti jepnim duart njëri-tjetrit?”.

Kalou ka dashur të nënvizojë se është impenjuar gjithnjë të ndjekë sugjerimet e autoriteteve sanitare: “Më vjen keq nëse dhashë idenë se nuk e marr seriozisht Koronavirus. Përkundrazi, jam vecanërisht i shqetësuar për njerëzit në Afrikë. Nuk e mendova, isha vetëm i lumtur që testet tona dolën negativë. Kërkoj ndjesë edhe ndaj atyre që filmova në video, nuk e dinin se po transmetoja direkt. Nuk eci rrugëve duke i dhënë duart njerëzve – përfundoi ai – Mbaj një maskë kur shkoj të bëj pazar, si gjithë të tjerët. Nuk kam qenë kurrë një person që mendon vetëm për vete”.

https://www.youtube.com/watch?v=gTNPaLa6mXA



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *