• |
ide | kryesore

Arrestohet shpërndarësi i kokainës në lokalet VIP të Tiranës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka arrestuar 32-vjeçarin Selim Rama, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 4 muaj burg për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë”. Po kështu Gjykata e Tiranës ka dhënë për të masën e sigurimit “arrest në burg”, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Sipas policisë 32-vjeçari fshihej në një banesë me qera në Tiranë, por është zbuluar nga informatorët.

32-vjeçari është dënuar më parë për vjedhje, për shkatërrim prone, për armëmbajtje pa leje dhe për organizim të lotarive të palejuara. Po kështu, Selim Rama është arrestuar edhe më 8 korrik të 2016 gjatë operacionit “Seven”, pasi ishte pjesë e grupit kriminal që furnizonte me kokainë lokalet “VIP”në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Koordinata”. Kapet dhe ndalohet një shtetas me precedent kriminal, i dënuar për disa vepra penale, i shpallur në kërkim kombëtar. Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 1 Tiranë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 Tiranë, krahas angazhimit maksimal për monitorimin e zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën për goditjen e paligjshmërisë dhe për kapjen e personave në kërkim.

Në këtë kuadër, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas me profil të lartë kriminal, i shpallur në kërkim, i cili fshihej në një banesë të marrë me qira, shërbimet e Policisë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Koordinata”, në kuadër të të cilit u kap dhe u ndalua shtetasi S. R., 32 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje, për shkatërrim prone, për armëmbajtje pa leje dhe për organizim të lotarive të palejuara. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 6, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, si dhe e ka dënuar me 4 muaj burg, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *