• |
ide | kryesore

Champions League ‘prenoton’ gushtin: ja kur do të luhet Juventus-Lyon

Sport



Në Francë janë të sigurtë: Juventus-Lion, ndeshja e kthimit e 1/8 të finaleve të Champions League, do të zhvillohet në 8 gusht. Sfida do të luhet rregullisht në Torino nëse kushtet shëndetësore do ta lejojnë. Lajmin e ka publikuar RMC Sport, duke cituar burime brenda Uefa-s, pas takimit të të mërkurës në mëngjes mes presidentëve të disa nga shoqëritë kryesore europiane. Emitenti francez shton gjithashtu se, gjithnjë sipas burimeve të tij, cerekfinalet duhet të nisin në 10 e të përfundojnë në të gjitha brenda 12 gushtit.

Ndeshja e vajtjes, përfunduar 1-0 për Lion, është luajtur në Francë në 26 shkurt, në ditët e para të emergjencës Covid-19. Rikthimi ishte parashikuar dy javë më pas, por nuk u luajt duke u bërë një nga katër 1/8 e finales ende për tu përfunduar, bashkë me Manchester City-Real Madrid, Bayern Mynih-Chelsea e Barcellona-Napoli. Në pritje, të kualifikuara në cerekfinale janë Paris Saint Germain, Atalanta, Atletico Madrid e Leipzig.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *