• |
ide | kryesore

Freedom House: Shqipëria ka përkeqësim, bie indeksi i demokracisë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Parlamentit



Demokracia në Shqipëri është përkeqësuar, sipas raportit të fundit nga Freedom House.

Në një sistem vlerësimi nga 1 në 7—ku 1 tregon nivelin më të lartë të demokracisë dhe 7 nivelin më të ulët, Freedom House e ka vlerësuar Shqipërinë me 3,82 pikë në krahasim me 3,89 pikë një vit më parë. Sipas përcaktimit të FH, Shqipëria vazhdon të jetë regjim hibrid mes autokracisë dhe demokracisë.

Shqipëria vlerësohet dobët për sistemin e drejtësisë dhe pavarësinë e tij (3.25 pikë) dhe korrupsionin (2.75 pikë). Ajo gjithashtu mori rezultate më të ulta se një vit më parë për qeverisjen demokratike (3.25 pikë) dhe pavarësinë e medias (3.75 pikë).

Në rajon, Shqipëria renditet më poshtë se Kroacia, Mali i Zi dhe Serbia. Ndërsa mesatarja për Europën është 5.4, ndjeshëm më e lartë se ajo e Shqipërisë.

Raporti, me titull “Kombet në Transit 2020: Rënia e Fasadës Demokratike” vëren se “një numër në rritje i liderëve në të gjithë botën po drejtojnë gjithnjë e më pak sipas rregullave të demokracisë.”

Përmes vënies në plan të parë të interesave personalë, politikanët tani nuk po fshihen më as pas një fasade të rregullave dhe parimeve demokratike. Tani ata po sulmojnë hapur institucionet demokratike dhe po përpiqen të ushtrojnë pushtetin e tyre pa kufizime.

Shumë prej vendeve në Ballkan, përfshi dhe Shqipërinë, shënuan rënie në krahasim me vitin e kaluar.

Freedom House vuri në dukje rritje të sulmeve ndaj pavarësisë së sistemit gjyqësor, kërcënime kundër shoqërisë civile dhe medias, manipulimin e kornizave zgjedhore dhe zbrazjen e parlamenteve të cilat “nuk plotësojnë më rolin e tyre si qendra të debatit politik dhe mbikëqyrjes së ekzekutivit”.

Udhëheqësit autokratikë në rajon po vazhdojnë të bëjnë propagandë me demokracinë – duke pretenduar se veprojnë sipas vullnetit të njerëzve – por me të vërtetë e bëjnë këtë vetëm për të justifikuar përqendrimin e tyre të pushtetit dhe përshkallëzimin e shkeljeve të të drejtave politike dhe lirive civile.

Freedom House shkruan që këto zhvillime kanë kontribuar në një “ndarje mahnitëse demokratike” në vendet e përfshira në raport. Ky erozion i ka lënë qytetarët të prekshëm ndaj abuzimeve të mëtejshme të të drejtave që tashmë lidhen dhe me pandeminë COVID-19.



11 Comments

  1. Ketu jemi ne diktature keta thone ka rene indeksi. Zhytur ne krim zhytur ne diktature. Zhytur ne varferi. keta jemi ne sot.

  2. Haaahaaaa. Ketu asgje seshte transparente se cfare demokracie ka ketu vetem ata qe e perdorin fjalen demokraci e dine. Ketu ka shkerdhatokraci. Cdo vendim merret nga nje person. Kemi Parlament te permjerre, Gjykata te vdekura, prokurori me pneumoni te rende, polici me tesera partie, universitete kioske qe dhe zgjedhjet i planifikojne ne kohe emergjence, qeveri me nje person, minister te fatkeqesive natyrore nje hajdut me cizme, TENDERA 100% te FIKSUAR, dhe lista nuk ka fund.
    Ku e shikojne demokracine keta shkerdhata, ne cfare cepi te Shqiperise.Ketu ska as demokraci, as diktature te mirefillte kjo thjeshte eshte Shkerdhatokraci. Kete vend e sundojne Shkerdhatat. Se dhe diktatoret kane normat dhe standardet e tyre.

  3. Ku i rruhet kti gjatosh-palloshit per kto FH…
    kto jane si opinione facebooku per kte…
    I ka dhene xha Sorra mbulim absolut…
    Shqiperia mesa duket do vazhdoje te jete vend eksperimental, pasika nje popullate fare te vogel, dhe teper nostalgjike e te manipulushme kollaj dhe me kryesorja, teper te bindur…kjo e ben pefekte per eksperiment…te tjeret veshtrojne dhe mbajne shenime

  4. Dikur, Saliu i quante gazetarët “prostituta të fjalës së lirë”, sot Edvini i quan “qenef, jashtënxjerrje, kazan”. Punë e tyre, janë në të drejtën e vet t’i quajnë ashtu.
    Liri e medias do të arrihet kur gazetarët do ta kërkojne atë, pra lirinë, duke u bërë bashkë kundër dy të parëve, e jo duke u strukur herë nën çadrën e njërit, e herë në të tjetrit, sipas bereqetit të rotacionit.

  5. Demokracia nuk vjen nga nje apo grup personi, ajo vjen kur masa te medha popullore vendosen ne krye te zbatimit, e kerkesave demokratike, por gjithesesi te udhehequr nga mendimtare, e parashikues te se aredhmes se nje shteti, ne mbaresine popullore per tu zhvilluar, e jo per ta mashtruar, sic jemi mashtruar der me sot. Opzotare te qeverive nuk duhet te jene vetem gazetaret, qe tek ne shumica jane ne varesi te oligarkeve, por edhe populli duhet opozitar me cdo qeveri, sepse hallet e tija nuk mbarojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *