• |
ide | kryesore

“Fytyra ime i thotë të gjitha”: pas 46 ditësh Dybala i shënon ‘gol’ Covid 19

Sport



Tani është zyrtare, Paulo Dybala është shëruar përfundimisht nga Koronavirus. Argjentinasi, ka lajmëruar Juventus përmes një komunikate zyrtare, “ka kryer sipas protokollit kontrollin e dyfishtë me tampone për Covid 19: testet kanë dhënë rezultat negativ. Lojtari është shëruar dhe nuk është më në regjimin e izolimit në shtëpi”. Një lajm i mrekullueshëm që mbërrin pas njoftimit në 21 mars për infektimin e tij. Prej disa javësh, gjendja e sulmuesit bardhezi ishte shumë e mirë, por tani erdhi konfirmimi.

Njëkohësisht me lajmërimin e bërë nga klubi, vetë Dybala ka shprehur gëzimin e tij me një mesazh në Instagram: “Fytyra ime i thotë të gjitha: më në fund i shëruar nga Covid-19”.

“Në javët e fundit janë thënë shumë gjëra – ka shtuar Dybala – por tani mund të them më në fund se jam shëruar: faleminderit edhe njëherë të gjithëve për mbështetjen e marrë dhe një inkurajim të gjithë atyre që po përballen akoma me këtë virus. Një përqafim të gjithëve”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *