• |
ide | kryesore

Kush përfiton/ Qeveria jep 55 mijë lekë shpërblim për shkak të koronavirusit

-Instant, Lajme, Të fundit



Qeveria ka miratuar dhënien e një shpërblimi 55 mijë lekë, për personelin që shërben në institucionet e përkujdesjes shoqërore rezidenciale publike, që janë në përgjegjësi administrimi të Shërbimit Social Shtetëror dhe të bashkive, të angazhuar në shërbimin ndaj përfituesve të sistemuar në këto institucione deri në përfundim të epidemisë së shkaktuar nga infeksioni COVID-19 Lista emërore e personelit, përfshirë ditët e angazhimit do të duhet të miratohet çdo muaj me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Social Shtetëror.

V E N D I M

PËR

DHËNIE SHPËRBLIMI PËR PERSONELIN QË SHËRBEN NË INSTITUCIONET E PËRKUJDESJES SHOQËRORE REZIDENCIALE PUBLIKE, QË JANË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË SHËRBIMIT SOCIAL SHTETËROR DHE TË BASHKIVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Dhënien e një shpërblimi në masën 55 000 (pesëdhjetë e pesë mijë) lekë, për personelin që shërben në institucionet e përkujdesjes shoqërore rezidenciale publike, që janë në përgjegjësi administrimi të Shërbimit Social Shtetëror dhe të bashkive, të angazhuar në shërbimin ndaj përfituesve të sistemuar në këto institucione deri në përfundim të epidemisë së shkaktuar nga infeksioni COVID-19.

2. Shpërblimin e përfiton personeli që shërben në institucionet e përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, dhe që është caktuar nga drejtuesi i institucionit për të punuar përtej kushteve normale të punës, me qëllim parandalimin e infektimit nga COVID-19 të përfituesve të shërbimeve të përkujdesjes shoqërore rezidenciale publike, sipas një grafiku të dakordësuar ndërmjet tyre.

3. Lista emërore e personelit, përfshirë ditët e angazhimit, sipas pikave 1 dhe 2, të këtij vendimi, miratohet çdo muaj me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Social Shtetëror.

4. Fondi për shpërblimin e personelit të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2020.

5. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Shërbimi Social Shtetëror dhe bashkitë përkatëse për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA



7 Comments

  1. Paqja e zgjatur me Metën, e cila ngjalli jo pak hilaritet tek opozitarët e Bashës, duket se është një skemë e menduar për të shkuar më tej.

    Nesër në mbrëmje për shembull, do të jetë mysafir tek një televizion i ri, që blenë like në Azi dhe Kinë të duket i shikuar, ndërkohë që normalisht ka 300 shikues ne transemtim direkt online, dhe që është investim direkt i familjes Berisha, me zyra të përkohëshme në pallatin e familjes Meta.

    Redaksia është dukshëm një lavatriçe e parave të korrupsionit të Berishës dhe Metës, por Rama e ka përzgjedhur ta legjitimojë si televizion normal, pasi me sa duket i duhet përballë Meta e Berisha.

  2. Sikur edvini po i merr ne surrel e po ben meshiruesin e madh ?!Taksat e shqiptareve jane !Se dyti e di kush ne kete lesh vendi se nga shkojne parate qe institucionet nderkombetare kane dhene per shqiperine 170 ml euro FMN,50 ml euro BE,5ml $ USA dhe me thote dot njeri se nga shkojne keto ?!Deri tani me te “gjitha”bamiresite e shpirtligut edvin shuma e bandes se tij qeverisese eshte 12 ml euro ?!Te tjerat ……..,ku,si,pse ?Aha,situaten do e marre ne dore drejtesia e re e edvin,vlahutin Lu-se !Hahahahahaha

  3. Prej disa ditësh, familjet Berisha-Meta kanë hapur një television të ri, të cilin ia kanë besuar Çim Pekës.

    Bëhet fjalë për një investim miliona euro, burimi i të cilave nuk dihet se nga vjen.

    Pronari në hije i këtij TV është Shkëlzen Berisha, ndërsa zyrat i ka tek pallati i Ilir Metës në “Astir”.

    Por, pavarësisht origjinës së dyshimtë të parave me të cilat është ngritur ky TV, kryeministri Edi Rama ka vendosur ta “legalizojë”.

    Ai do të jetë sot në këtë TV, për të dhënë një intervistë për Çim Pekën.

    Ndoshta Rama do të tregojë, që begenis edhe kundërshtarët e tij më të egër, por kjo nuk e justifikon faktin, që po “legalizon” një media ku hidhen miliona euro të vjedhura nga xhepat e shqiptarëve dhe që tani po pastrohen nëpërmjet këtij investimi të familjeve Berisha-Meta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *