• |
ide | kryesore

Loredana nuk shpëton nga gjyqi për mashtrim

Paparazzi, Slider



Loredana, u bë pjesë e një skandali një vit më parë.

Ajo akuzohej se i kishte vjedhur një çifti zvicerian gati 900 mijë franga bashkë me vëllain e saj. Por me sa duket kjo çështje vazhdon të jetë e hapur, pasi reperja do të dalë sërish në gjyq në muajin qershor për t’u përballur me akuzat e ngritura nga çifti zviceran. Ka qenë vetë gruaja që ra pre e mashtrimit ku në një intervistë për “20 minuten.ch”, është shprehur se hetimet do të vazhdojnë deri në fund dhe se nuk ka frikë nga reperja.

“Tani nuk kam më frikë. Më në fund është dikush, avokati ynë, që do kujdeset për gjithçka. Hetimi po vazhdon. Kjo na jep shpresë se mund t’i marrim paratë”, u shpreh ajo.

Më tej Petra Z. ka shtuar se Loredana i ka ofruar para çiftit në mënyrë që çështja, të mbyllej me aq ndërkohë këta të fundit nuk kanë pranuar. “Në mbrëmjen e arrestimit, ish-avokati i saj më ofroi 200,000 CHF dhe më pas 350,000 CHF. Por nuk pranova. Loredana më ka borxh të paktën dyfish më shumë. Ne e dimë që është situatë e komplikuar. Por pa një vendim gjykate nuk marrim dot paratë. Ne duhet të vazhdojmë të jetojmë”, deklaroi Petra Z.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *