• |
ide | kryesore

Masturbohej në oborr: denoncohet nga fqinjët sulmuesi i Angers

Sport



Farid El Melali, sulmuesi i Angers në Francë, është denoncuar për veprime të pahijshme në vende publike e do të gjykohet për këtë. Sipas akuzës, algjeriani të hënën është masturbuar në oborrin e banesës së tij, pak orë pas rinovimit të kontratës me klubin deri në 2023: skena është parë nga fqinjët e shtëpisë që e kanë sinjalizuar në polici, e cila ka ndërhyrë menjëherë.

El Melali, që vetëm një muaj më parë ka qenë protagonist i një episodi të ngjashëm (edhe pse dëshmitari nuk arriti ta identifikojë), ka pranuar se ishte një “sjellje e papërshtatshme”, por avokati mbrojtës ka saktësuar se “nuk kishte qëllim të fyente askënd e nuk ishte agresiv ndaj askujt”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *