• |
ide | kryesore

Merkel hap Bundesligën në mesin e majit: Kancelarja akord me presidentët rajonalë

Sport



Bundesliga mund të rifillojë sezonin agonistik në gjysmën e dytë të majit. Kancelarja Angela Merkel ka thënë po, pasi ka gjetur akordin me presidentët e Landeve të ndryshme. “Bundesliga mund të kthehet të luajë nga mesi i majit” ka njoftuar Merkel. “Nëse infektimi rritet, do ti kthehemi kufizimeve” ka paralajmëruar Kancelarja, duke folur jo vetëm për futbollin. Do të ketë edhe një lloj grumbullimi karantinë për skuadrat, por nuk është e detyrueshme të zgjasë dy javë.

Federata gjermane ka kërkuar një mbledhje në videokonferencë, nesër, me klubet që do të vendosin kohët e rifillimit e do të flasin edhe për Kupën e Gjermanisë. Nuk është vendosur ende nëse do të rifillojnë me javën e 26 me derbin e Ruhr, kështu që edhe në këtë pikë ka një lloj prapësimi.

“Kemi vendosur me duke arsyetuar e kemi parë që masat e sigurisë janë të forta”, ka thënë presidenti i Bavarisë, Markus Soeder, në konferencë për shtyp. “Por lojtarët duhet ti përmbahen rregullave, kush i thyen do të vuajë pasojat. Rregullat vlejë për të gjithë, edhe për ata që fitojnë shumë. Nuk mund të bëjmë autogol si i ndodhi ditët e kaluara një lojtari të Hertha”, ka thënë Soeder duke iu referuar video skandalit të Kalou.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *