• |
ide | kryesore

Newell’s Old Boys denoncon Romën në Fifa: ka deklaruar gjysëm e vlerës reale të shitjes së sulmuesit

Sport



Një tjetër problem për tu zgjidhur tek Roma. Pas investitorëve të vegjël që do ngrenë padi kundër Pallotta, shoqërià verdhekuqe duhet të mbrohet edhe nga denoncimi i Newell’s Old Boys për mungesën e pagesës prej 2,5 milionë euro në transferimin e Ezequiel Ponce në Itali në gusht 2015. Argjentinasit zotërojnë 40% të rishitjes së ardhshme të lojtarit e akuzojnë Romën se ka deklaruar shitjen e sulmuesit për gjysmën e sgifrës reale.

Klubi argjentinas në këtë moment është në telashe e FIFA ka saktësuar se për tre dritaret e ardhshme të merkatos nuk mund të blejë lojtarë. Kjo sepse Newell’s Old Boys nuk ka paguar shifrën e rakorduar ndaj skuadrës kilene O’Higgins për blerjen e Cristian Insaurralde. Në tezën mbrojtëse të ankimimit të prezantuar, shoqërià argjentinase ka nënvizuar disa raste të denoncuara në FIFA për mungesën e pagave të marra, mes të cilave edhe ajo e Romës për Ponce.

Cështja është e gjitha në vlerësimin e sulmuesit. Me blerjen e lojtarin nga Roma, klubi argjentinas kishte ruajtur 40% të rishitjes së ardhshme. Shitje që u bë tek Spartak Moskë, duke përfshirë në tratativë edhe Andrea Romagnoli për një shifër totale prej 3 milionë, të ndarë në mënyrë të barabartë me Ponce. Por për Newell’s, verdhekuqtë kanë gjetur mënyrën për të dhënë më pak para, duke zyrtarizuar një shifër më pak se gjysma e asaj që realisht kishin rënë dakord me rusët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *