• |
ide | kryesore

Një kompani italiane teston me sukses vaksinën kundër covid-19

Lajme, Të fundit



Një kompani farmaceutike italiane thotë se ka zhvilluar me sukses vaksinën e parë ndaj koronavirusit. Sipas agjencisë së lajmeve ANSA, kompania Takis ka zbuluar “vaksinën e parë në botë që e neutralizon koronavirusin”.

Me të dhënat e fundit që ata kanë marrë nga testet e aplikuara te minjtë, studiuesit thonë se janë gati për ta testuar te njerëzit. Ata thanë se pasi e injektuan vaksinën te minjtë, në trupin e tyre u krijuar antitrupa që e luftonin virusin.

Sipas të njëjtave burime, këta antitrupa ishin në gjendje të ndalonin qelizat të infektoheshin me koronavirus. Kreu Ekzekutiv i kësaj kompanie, Luigi Aurisicchio tha se po planifikojnë të fillojnë testimet në vjeshtë.

“Me sa dimë ne jemi të parët në botë deri më tani që kemi demonstruar një vaksinë që neutralizon virusin”, – tha Aurisicchio. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Keta suket qe nuk jane te njoftuar. Thote jemi te paret dhe do nisim me testet ne vjesht ndersa nr bote tashme kane nis testet.

  2. Nuk ka nevoj per vaksina por per ilace qe kurojn nje virus gripi. Po kush te doj le ta beje. Po ta harrojn qe njerzit do ta bejne me detyrim . Ta harrojn. …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *