• |
ide | kryesore

Reforma zgjedhore, opozita kërkon zyrtarisht mbledhjen e Këshillit Politik

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Përfaqësuesit e Opozitës në Këshillin Politik Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili kërkojnë mbledhjen sa më parë të Këshillit Politik. Ata i kanë dërguar një letër pjesës parlamentare të Këshillit, Damian Gjiknurit dhe Rudina Hajdarit, ku shprehet kërkesa për mbledhjen e komisionit edhe të dielën, në mënyrë që të vijohet sa më shpejt me reformën zgjedhore.

“Opozita ka qenë dhe mbetet e angazhuar për përmbushjen e këtij kushti për hapjen e negociatave me BE dhe për t’i siguruar qytetarëve shqiptarë mundësinë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ky ka qenë angazhimi ynë i përditshëm, duke i vlerësuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme si themelin e demokracisë, dhe procesin e integrimit europian si prioritet kombëtar.”

Në letër theksohet se debati i hapur në media nga ana e përfaqësuesve parlamentarë për pjesëmarrjen apo jo të opozitës në Këshill, nuk ka asnjë bazë të vërtete.  “Nga momenti i ndërprerjes së mbledhjeve për shkak të pandemisë, nuk ka patur asnjë kërkesë apo ftesë për rinisjen e punës nga ana juaj.”– thuhet në letër, ku nuk mirëpriten qëndrimet e përfaqësusve parlamentarë në lidhje me reformën zgjedhore.

“Deklaratat nga ana juaj për një reformë jokonsensuale dhe të njëanshme synojnë krijimin e ngërçeve politike artificiale që dëmtojnë konsensualitetin e Reformës Zgjedhore dhe janë shpenzim energjish i kotë në dëm të përmbushjes së një prej kushteve të vendosura nga BE për hapjen e negociatave për antarësim.”

Duke vënë në dukje se bllokimi i punës për Reformën Zgjedhore është një sjellje e hershme e Qeverisë, opozita vazhdon të këmbëngulë për bashkëpunim të vërtetë mes palëve për çështjet e reformës që sigurojnë zgjedhje të lira e të ndershme.

“Pavarësisht mungesës së përgjigjes nga ana juaj për propozimet tona, ne mbetemi të angazhuar, jo për fjalë apo debate pa vlerë, por për përmbylljen sa më parë të Reformës Zgjedhore, duke siguruar implementimin e Rekomandimeve të OSBE/ODIHR për standardet demokratike të zgjedhjeve”

Rendi i ditës për mbledhjen e kërkuar nga opozita të dielën ose të hënën përmban 3 pika:

1.      Riskedulimin e kalendarit të punës së Këshillit Politik, duke synuar përmbylljen e punës brenda datës 31 Maj 2020.

2.      Vlerësimin e përfaqësuesve të maxhorancës mbi propozimet e deritanishme të opozitës të bëra në mbledhjet paraardhëse të Këshillit Politik.

3.      Çështje të tjera të propozuara nga anëtarët e tjerë të Këshillit Politik.



8 Comments

  1. Pse u zbuth lulushi mona mediu bylykBashi,brenda pak oresh te gjithe lepine ate qe beshtyne para dy ditesh,kjo eshte opozita

  2. Nese doni te beni ndryshime reale dhe qe te jeni te besueshem , ndryshoni sistemin zgjedhor dhe kushtetues . votim dhe numerim elektronik , largoni mafien nga politika , jepini pushtet popullit . Vetem ndryshimet radikale qe jane per te mire te shumices ju bejne te besueshem , te tjerat jane dokrra hini .

  3. Te gjithe mut jane, kane bo unitet kush vjedh me shume. Plehra, ndyresira, vendi me korrupsionin me te madh

  4. Mka çu nona me la gojen . Keto pisat e politikes nuk do do bejne asnje ndryshim esencial . Biles nuk kane as deshiren me te vogel per te bere ndryshime . Ketu jemi dhe do shohim , kenet gjithandej do ta lete .

  5. Paqja e zgjatur me Metën, e cila ngjalli jo pak hilaritet tek opozitarët e Bashës, duket se është një skemë e menduar për të shkuar më tej.

    Nesër në mbrëmje për shembull, do të jetë mysafir tek një televizion i ri, që blenë like në Azi dhe Kinë të duket i shikuar, ndërkohë që normalisht ka 300 shikues ne transemtim direkt online, dhe që është investim direkt i familjes Berisha, me zyra të përkohëshme në pallatin e familjes Meta.

    Redaksia është dukshëm një lavatriçe e parave të korrupsionit të Berishës dhe Metës, por Rama e ka përzgjedhur ta legjitimojë si televizion normal, pasi me sa duket i duhet përballë Meta e Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *