• |
ide | kryesore

Tenderi i ushqimeve për kompaninë e kompjuterave, SPAK merr në pyetje tre zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka marrë në pyetje tre zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes në lidhje me hetimet që po zhvillohen për tenderin e ushqimeve, pas kallëzimit të Partisë Demokratike.

Mëngjesin e së mërkurës janë marrë në pyetje Gëzim Jaçe, Ajet Maksuti dhe Ervis Feta, anëtarë të vlerësimit të ofertave. Një ditë më parë kanë dhënë deklarime në prokurori edhe Ylli Ymeri, Dafina Meça dhe Adriatik Dapaj. Mësohet se të gjashtë anëtarë kanë deklaruar se procedura e ndjekur prej tyre për tenderat ka qenë korrekte.

Partia Demokratike dorëzoi në SPAK kallëzim penal me 6 akuza ndaj Ministres të Mbrojtjes, Olta Xhaçka për tenderin e ushqimeve me vlerë 1.5 mln euro, që sipas selisë blu, u fitua pa garë nga një kompani maqedonase.



3 Comments

  1. Une e di shume mire cfare rendesie ka kjo Ministre per Edi Ramen. Spak thjesht do i jaje ate qe nuk thuhet. Show vazhdon .. te rroje diktatura e prolerariatit per aq kohe sa kemi nje popull hajvan ne 50 % te perberjes se tij!

  2. AKTRIMI JURIDIK I sPAKUT ESHTE JO ME SHUME SE NJE SHOU SIPAS GJOJA LIGJIT QE PO NDJEK RASTIN E DENONCIMIT, MBASI SI MJESHTRA, E SI TE KOMANDUAR, E URDHERUAR NGA rAMA E co,,, DIHET PERFUNDIMI I RRESHQITJES SE PERGJEGJESISE INSTITUCIONALE ME MANOVRA QE KETA JANE MJESHTRA TE ANEKSIMIT TE DENONCIMIT. mOS PRISNI QE NGA NJE TUFE E ORGANIZUAR NGA NJE PERSON TE KETE MENDIM DEMOKRATIK, E MBESHTETUR NE FAKTET QE JANE MESE REALE E TE VERTETA QE JANE VEPRA TE VETE MINISTRES NE BASHKEPUNIM ME KRYEMAFIOZIN rAMA,Kush , apo ke denuan keta nga e tera e denoncimeve 6 vjecare qe jane bere, le te thone edhe nje te veteme. Andaj, keta bandite duhen ckulur me rrenje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *