• |
ide | kryesore

Adelina Tahiri tregon planet për një fëmijë të dytë (Video)

-Instant, Paparazzi, Slider



Në një bisedë me Skype në emisionin “Ftesë në5” ajo u pyet lidhur me planet për zgjerimin e familjes dhe Adelina tha se është gati për një fëmijë të dytë. Megjithatë, ka diçka që e pengon.

Këngëtarja tha se nuk e përjeton mirë shtatzëninë, pasi me Jonin shtoi shumë kile. Ajo tha se periudha e pritjes së ëmbël për të ishte e vështirë, pasi edhe temperaturat e larta e përkeqësonin edhe më shumë situatën.

‘Çdo ditë e mendoj por nuk mund ta nis. Nuk më pengon gjë por periudhën e shtatzënisë e kam shumë bezdi, e kam përjetu shumë keq. Nuk e dua atë pjesën kur jam me barrë se më duket vetja shumë e rëndë pasi unë jam tip hiperaktiv nuk mund të rri shtrirë, nuk mund  të veprojë me një peshë më të rëndë pasi unë shtova shumë kilogram. Dhe sidomos në muajt e fund isha në periudhën më të nxehtë në stinën e verës. Unë i dua shumë fëmijët dhe Jonin nuk do ta le vetëm’.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *