• |
ide | kryesore

Covid-i tregon për rregjimin më shumë se Freedom House

-Instant, 1, Arkiva, Ide



Në stilin e tij të zakonshëm, që kur e pyet “për lopët e racës, ai ta kthen për luftën në Vietnam”, Edi Rama është përpjekur ta shpjegojë raportin e Freedom House, për rënien e nivelit të demokracisë, duke bërë përgjegjëse opozitën.

Sipas kryeministrit, ne mund të ishim renditur edhe më keq në klasifikimin e vendeve me tendenca autoritariste, nëse plani i PD-LSI për të djegur vendin do ti’a kishte arritur qëllimit (këtu poshtë).

 

 

Pra thënë shkurt, fakti se klasifikohemi mes demokracive hibride, se bëjmë pjesë mes atyre shteteve ku udhëheqësit po heqin dorë edhe nga fasada demokratike, se autokrati i Tiranës barabitet njësoj me Vuçiçin, Gjukanoviçin apo Viktor Orbanin, është ekskluzivisht një mëkat i Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit, të cilët dogjën mandatet, bojkotuan zgjedhjet lokale dhe organizuan një maratonë protestash shpesh herë të dhunëshme në pranverën e kaluar.

Natyrisht, ngjarje të tilla jo të zakonta, patjetër që luajnë një rol në gjykimin e përgjithshëm që i bëhet nivelit të demokracisë në vend. Por, po të vrasësh pak mendjen e kupton se përpara se të shihen si shkaqe të regresit, ato janë thjeshtë pasoja të gjendjes reale.

Dhe këtë e vërteton më së miri qoftë historia botërore, që pothuajse nuk njeh raste kur opozita çmendet, ndonëse ka përpara një “pushtet ëngjëllor”, qoftë edhe ajo që shkruhet në raportin e fundit të Freedom House. Aty theksohet shprehimisht se në shumë vende “nga Tirana në Tbilisi, ata që janë në pushtet, nuk janë të interesuar që ta bëjnë parlamentin një mjedis ku diskutohet”.

Eshtë mëse e qartë se veprimet ekstreme të pakicës, edhe tek ne ashtu sikurse kudo, rrjedhin si rezultat i arrogancës dhe dhunës së një pushteti aspak demokratik.

Por le të abstragojmë për një moment, sikur ajo që thotë kryeministri është e vërtetë. Le të budallepsemi dhe të besojmë që jetojmë në atë kopësht shkëmbor të Europës juglindore ku na ka rënë për pjesë një opozitë e çmedur, që ndiqet pas, nga pothuajse nga gjysma e elektoratit, gjithashtu tërësisht e marrë, të cilët po shkatërrojnë imazhin e përbashkët. Pra, le të mendojmë se leva për të na renditur mes demokracive apo autokracive qenkësh në duart e opozitës, se po të kishte heshtur, po të rinte ulur në parlament, po të bëhej pjesë e zgjedhjeve farsë, ne do të na klasifikonin si një regjim perfekt.

Lexo me tej:

Manipulimi i Ramës me raportin e “Freedom House”

Por, edhe po të xhonglojmë kaq rëndë me logjikën tonë, sërisht ka diçka që kërcet.

Sepse imazhi vendit sot nuk është nxirë vetëm nga parlamenti monist, pushteti lokal një partiak dhe demostratat me molotov poshtë kryeministrisë.

Ne jemi ende i vetmi shtet ‘demokratik” i rruzullit pa Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë. Ne jemi unik në llojin tonë, se pasi kemi rafshuar çdo institucion të pavarur (përfshirë edhe Kontrollin e shtetit) kemi nisur edhe procedurë për shkarkimin e presidentit. Ne jemi një vend ku sipas raportit të “Reprorters sans Frontieres” liria e shtypit bën përditë e më shumë hapa pas. Ne jemi një vend, ku ligjet autokratike kundër mediave, i kthen mrapsht Këshilli i Europës dhe Komisioni i Venecias.
Dhe sado që të fajësojmë opozitën për mëkatet e saj, çdo kush e kupton se ne po rëshkasim përditë drejt një regjimi personal që varet vetëm nga vullneti i keq i atij që kemi në krye.

Dhe për të mësuar këtë më shumë sesa sa të lexojmë raportin e Freedom House, mjafton të shikojmë ecurinë e pandemisë së koronavirusit. Kjo krizë shëndetësore më shumë se gjithçka na tregoi se jetojmë një një vend ku bashkë me kryeministrin kemi marrë bonus edhe kryeinfektologun edhe kryeredaktorin edhe kryepolicin edhe kryepsikologun edhe kryepeshkopin edhe kryeparukierin edhe kryetaksistin edhe kryetenderuesin.

Për tu bindur për këtë, le të hapim çdo mbrëmje ekranet, ku shefi i qeverisë rivalizon fort me Dr Pëllumb Piperon, jo se ky i fundit thotë gjëra që si pëlqejnë, por thjeshtë se i vjedh një pjesë të audiencëës.

Pra mjafton të bëjmë një bilanc të këtyre dy muajve izolim, mjafton një ditë detoks prej trushplarjes që na bëhet nga ERTV, për të kuptuar se sa absurde është përpjekja për të debatuar lidhur me rolin shkatërrimtar të opozitës në demokracinë e vendit.
Sepse, si qëndron e vërteta, më shumë sesa nga raportet ndërkombëtare, e marrim vesh përmes atij që na hyn përdhunshëm, çdo mbrëmje, në shtëpi, përmes ekranit.

©Lapsi.al



22 Comments

  1. Pipero e kupton qe ka te beje me nje psikopat, por aq fuqi ka…..
    Nuk mund te jene te gjithe mjeket si Tit Vargu, Gezim Xhepa, Edvin Prifti, qe i aperplasin syve shokut piktor te merituar!

  2. ANDI BUSHATI DHE FATOS LUBONJA GAZETARET E DEKADES PER MUA DHE GOCAT E MIJA

  3. Andi ti ke te drejte. Ke pasur shume here te drejte. Por tani mjaft. Ti dhe te gjithe kritiket perfshire edhe Lul Bashen. Shqiptaret jane te lodhur. Ata e shohin me syte e tyre se ne cbatak kane rene. Atyre u ka ardhur ne maje te hundes me halabakun e Surrelit. Atyre u ka vajtur ne palce thika nga banda haduto-kriminale rilindase. Ata nuk kane nevoje tu ja u tregoje kush. Ata nuk kane nevoje per konstatime.Ata kane vevoje per drejtues. Ata kane nevoje per idealiste qe skane frike te perballen me koleren dhe cov -edin. Boll me kritika qe ne vend ta shtyjne regjimin i behen shtylla mbajtese qe i zgjasin jeten.

  4. Shkrimi eshte i mire por shume teorik dhe natyrisht “eshte ne mes”.
    Meta nuk permendet fare kur dihet qe ky superhajdut i beri te gjithe gjykatat hajdutet me te medhenj.Dihet qe nqs komandanti keput nje kokerr molle ushtaret e shkulin me rrenje pemen.
    Ballanca e pushteteve nuk behet kurre sa kohe qe e shkuara nuk vihet ne vend,aq sa kane kaluar 25 vjet qe pronaret legjitime vijne verdalle(shumica kane vdekur) dhe nuk marrin asgje.Nga ana tjeter pushtetare e sotem,qe ishin fukarenj, jane bere pronare te perjetshem dhe prandaj asnjehere nuk jane te interesuar per drejtesine.
    Shyqyr qe marrim fryme se sa ta zgjidhi kete pune qeveria ,kemi mbaruar fare.

  5. Mjere ket Popullin shqiptar c’fare e ka gjet,
    Varferia, Termeti e tashti edhe ky Covid 19,
    hapim dollap te bukes – na del kokrra e miut,
    ndezim te shkretin TV – na del kok e Ramziut,
    edhe kete Karantine kishte mangut ky Popull,
    kudo i varferuar nga Vermoshi gjer ne Dropull,
    gjoja na mbron nga Covid 19 ky ibreti pushtet
    kur Koronavirus eshte Rama dhe qeveria e vet

  6. PD e Bashes sot te jep pershtypjen e nje ushtrie mbledhur ne nxitim e siper, te pa veshur, te paarmatosur, me shume e frikesuar se sa e vendosur, indiferente ne shumice. Krejt e kunderta me PS. 180 grade e ndryshme. Kjo pra eshte sfida e Lulzim Bashes. Duhet te ndryshoje. Duhet te jete i vertete. Duhet te jete real. Duhet te jete i ndershem. Duhet te jete i sinqerte. Duhet te kete strategji te prekshme dhe jo virtuale. Vetem keshtu mund te kete shans per te rivalizuar Ramen. Nuk ka ne dore vetem pushtetin e PD a te ardhmen e tij, por ka ne dore demokracine, qe vjen si me fitoren, si me humbjen dinjitoze. Demokracia ka me shume rendesi se sa disa drejtore a ministra qe nuk ngopen duke brejtur parate publike, si minjte.Per beratin qe ngeli ne bodrume

    1. Po cpate o anonim. Ore xh te bera. Me duket se te njejtes peronde po i biem. Pastaj cbodrum a ty mbyllte. Une po rri mbi nje tarace 60m mbi detin Tirren. Fshtille ere mendjen.

  7. Pra Lulzim Basha duhet te jete i ndershem, duhet te jete i vertete, duhet te jete real, duhet te ndryshoje vetem keshtu mund te rivalizoje Timonierin tone Edi Ramen qe i ka te gjitha keto cilesi! Pra ka vertetesine, realizmin, ndershmerine e mbi te gjitha, ka sinqeritetin (mos qeshni ju lutem)

    Pjese nga fjala e kreut Grupit rilindjot shokut katunar Tao Balla me bashkkatunaret e tij ne “Zonen e Gjelber” te Librazhdit.

    1. He more Ballist folu. A mer vesh derri me lutje?
      Njehere te vetme Luli duhet te jete Berishe. Po vetem njehere ama.

  8. Këshilli i Lartë i Gjyqësorit ka firmosur me Agjencinë amerikane të Zhvillimit Ndërkombëtar (USAID) një memorandum që parashikon krjimin pranë Gjykatës së Lartë të një trupe ndihmësash ligjorë, të cilët do të trajtojnë 35 mijë dosjet që presin të shqyrohen.

    Këta punonjës, praktikisht, do të ndikojnë nëse një çështje e paraqitur në Gjykatën e Lartë do të pranohet të shqyrtohet apo refuzohet prej saj—ata do të kryejnë një pjesë apo të gjitha funksionet e ndihmësve të sotëm ligjore, të cilët studiojnë çështjen dhe përgatisin relacion për vendimet e gjykatave, pretendimet e palëve, problemet ligjore, si dhe japin mendim nëse rekursi duhet pranuar apo refuzuar, në bazë të të cilit gjyqtarët do të vendosin të refuzojnë apo marrin në gjykim çështjen.

    Këta ndihmësa janë quajtur nëpunës për uljen e numrit të çështjeve të prapambetura (NUNÇP). Ky emërtim, pa lidhje me drejtësinë, duket se nuk është i rastësishëm—termi ndihmës ligjor është shmangur qëllimisht, sepse përzgjedhja dhe punësimi i nunçpa-ve do të anashkalojë standardet kushtetuese dhe ligjore për ndihmësat ligjorë, edhe pse nunçp-ët do të kryejnë pjesërisht apo saktësisht detyrën e ndihmësave ligjorë.

    Memorandumi parashikon që nunçp-at do të përzgjidhen, kontraktohen dhe do të paguhen nga East West Management Institute (EWMI), një organizatë private e kontraktuar nga USAID për të zbatuar projektin Justice for All. EWMI do të jetë gjithashtu përgjegjëse për trajnimin e tyre, vlerësimin e ecurisë dhe për pushimin e tyre nga puna.

    Përzgjedhja e nunçpa-ve nuk do respektojë asnjë nga standardet për ndihmësat ligjore të Gjykatës së Lartë.

    Sipas ligjit ndihmësat gjyqësorë, sipas pozicionit në Gjykatën e Lartë, duhet të plotësojnë kushtet që të jenë gjyqtarë të gjykatës së shkallës së parë ose të gjykatës së apelit dhe paguhen me të njejtin nivel.

    Kjo do të thotë se ndihmësat ligjorë duhet të kenë përfunduar Shkollën e Magjistraturës. Kushtetuta përcakton, gjithashtu, se ata duhet t’i nënshtrohen vetingut, ndërsa ligjet për organet e drejtësisë përcaktojnë se ata duhet të plotësojnë të gjitha standardeve profesionale, etike dhe të konfliktit të interesit që i nënshtrohen anëtarët e Gjykatës së Lartë.

    Asnjë nga këto kritere nuk do të zbatohet për nunçpa-at—ata jo vetëm nuk kanë varësi nga Gjykata e Lartë, por nuk ka nevojë të kenë mbaruar magjistratutën, nuk kanë nevojë të kenë përvojë, nuk kanë nevojë të kenë kritere strikte profesionale.

    Mungesa e përvojës dhe shkollimit do të kompensohet me një kurs pak javor, edhe më skandaloz se përgatitja e të ashtuquajturve “gjyqtarëve të plepave” në vitin 1993, kur përmes një kursi të posaçëm ambulant u përgatitën jo jurist si gjyqtarë që zëvendësuan një pjesë të trupës gjykuese te trashëguar nga komunizmi.

    Ata jo vetëm që nuk do t’i nënshtrohen vetingut, madje nuk kanë asnjë detyrim të bëjnë deklarimin e pasurisë dhe as të konfliktit të interesit. Ata nuk do të gëzojnë asnjë status dhe nuk japin asnjë siguri për asgjë si gjatë ashtu edhe pas.

    Memorandumi, praktikisht, privatizon një segment të rëndësishëm të drejtësisë, duke krijuar në Gjykatën e Lartë një trupë juridike pa asnjë lidhje varësie dhe llogaridhënie në institucionet kushtetuese shqiptare dhe pa asnjë mekanizëm supervizimi dhe kontrolli ndaj saj.

  9. Pika e fundit e memorandumit shprehet se ai nuk është i detyrueshëm për palët dhe EWMI dhe USAID nuk mbajnë përgjegjësi e nuk mund t’u kërkohet përgjegjësi, as sipas ligjit ndërkombëtar, për pasojat e zbatimit të memorandumit.

    EWMI mund të dështojë, mund të abuzojë së bashku me nunçp-at, por ajo nuk mban përgjegjësi para askujt.

    I gjithë memorandumi është rast i pastër ultra vires—veprim që mund të bëhet vetëm me autoritetet ligjor, por që bëhet jashtë autoritetit ligjor.

    Vetë EWMI është organizatë e debatuar, si për shkak të mbështetjes e financimit në të shkuarën nga filantropisti amerikan Xhorxh Soros, ashtu edhe për rezultatet e dobta të saj në zbatimin e projektit $10 milionë Justice for All—veçanërisht komponentët e medias dhe shoqërisë civile të të cilit kanë harxhuar miliona pa sjellë ndonjë ndikim domethënës.

    Mbi të gjitha, EWMI e ka menaxhuar projektin pa asnjë lloj transparence—nuk ekziston asnjë vlerësim, asnjë analizë, asnjë rezultat publik i projektit, madje as ndonjë faqe në rrjet për të—duke zgjedhur të bëjë publike vetëm kronika propagandistike aktivitetesh.

    Zyra e EWMI-t në Tiranë ka aftësi minimale për punën që po merr përsipër—ajo ka një staf me vetëm tre ekspertë, mes të cilëvë, ironikisht, një person që vetingu e përjashtoi nga sistemi i drejtësisë.

    Pikërisht, mungesa e çdo detyrimi llogaridhënie dhe mekanizmi kontrolli mund t’i hapë rrugë korruptimit të trupës NUNÇP: është më e lehtë dhe thuajse pa pasoja të korruptosh një nunçp, që punon me kontratë 10 mujore dhe pastaj kthehet në jetën private, se një gjykatës apo ndihmës ligjor që ka status të veçantë, standarde strikte profesionale që duhet të zbatojë dhe një sërë institucionesh që e supervizojnë dhe disiplinojnë.

    Viktimat e këtij mekanizmi do të jenë sërish qytetarët shqiptarë, të cilët pasi kanë vuajtur pasojat e një drejtësie të korruptuar dhe të paaftë, pasi kanë përballuar disa vite mungesën e Gjykatës së Lartë, tani do t’u duhet të përballen sërish me një trupë drejtësie të paaftë, pa përvojë dhe që nuk i jep llogari askujt.

    Memorandumi midis USAID-it dhe KLGJ-së nuk bazohet në asnjë përcaktim kushtetues dhe në asnjë ligj. Me nënshkrimin e tij, KLGJ-ja praktikisht ka privatizuar kompetencat e saj dhe të Gjykatës së Lartë tek një trupë private në kundërshtim me Kushtetutën dhe me çdo ligj të vendit, si dhe me ligjet dhe praktikën ndërkombëtare.

    KLGJ ka shkelur gjithashtu standardet europiane të ndihmës ligjore, që bazohen kryesisht në dy modele, atë francez Référendaire dhe atë gjermano-austriak Rechtspfleger.

    Është kjo arsyeja që ky memorandum është kundërshtuar me forcë nga misioni i BE-së Euralius dhe nga Delegacioni i BE-së, por të cilët nuk arritën në fund të ndalonin firmosjen e tij.

    Si rezultat, gati 30 vjet pas përvojës skandaloze me “drejtësinë e plepave”, shqiptarët do të provojnë variantin II të kësaj drejtësie: Gjykatë të Lartë “plepash”. Këtë herë “plepat” janë edhe privatë.

  10. Bushati si zakonisht godet bukur dhe eshte nje pene e fuqishme e gazetarise shqiptare, por problemi i tij qendron ne faktin se gjerat i sheh vetem nga nje prizem i spostuar shume majtas. Ka edhe nje pasaktesi shkrimi, por me sa duket Bushatit i jane ngaterruar kanalet televizive kur flet per dhunen e opozites. Jam i bindur qe e ngaterron me dhunen e opozites me 21 janar dhe me protestat e gillets jaunes ne France, se ne Shqiperi ne qershorin e kaluar, dhuna me sa eshte pare ne televizione ka qene gaz lotsjelles.

  11. Djali i Sali Berishës është njeriu më i pakontrolluar dhe i pahetuar nga administrata e Edi Ramës, për gjoja bizneset e tij, dhe në betejat e tij gjyqësore me një deputet socialist, mjaftoi vetëm një gërmim letrash, që të shfaqeshin dhjetëra hektarë tokë të blera në periferi të Tiranës me emër të tij, ndërkohë që zyrtarisht nuk bën ndonjë biznes, përveçse atyre brekëve që i shet gruaja në Bllok, por që se hap dyqanin kurrë.

    Edi Rama nuk duhet ta hetojë atë për hakmarrje, por për detyrim ndaj shqiptarëve, të cilët i kanë dhënë votat për ta ndëshkuar atë më 2013.

    E gjitha kjo nuk mendoj se kompensohet me faktin se ai u argëtua me Çim Pekën, e talli, e ekspozoi si injorant, apo e bëri t’i çojë dëm mundin e pyetjeve të hartuara nga familja Berisha. Këtë e ka pas bërë dhe më parë, por të vësh në peshore faktin që ke amnistuar një projekt të korrupsionit të vjetër politik, trimëruar nga pandëshkueshmëria, me faktin se shkove të tallesh me Çim Pekën, është sikur të vësh në peshore faktin që Luli ka marr vilë tek Papuli, me arsyetimin e tij se nuk paguan qira, se e ka falas nga një mik.

  12. je ca skuth ti andi
    se ca te verteta si thua der me fund
    thua skemi gjykate te larte e kushtetuese
    po pse si vete der ne fund e te na thuash pse?
    sepse dolen te tere gjykatesit te korruptuar
    e popullit i kish ardhur ne maje te hundes nga ta
    tani cte bejme te rikthehemi te gjykatat qe kishim per hir te renditjes?
    he na shpjegonti and sumqimi e skuthi?

  13. Po fshihen të vdekurit?! A jeni shqiptarë apo bukëshkalë”/ Tritan Kalo i kthehet Berishës e Vasilit

  14. Berisha dikur – Eshte vjedhur floriri ne Krrabe ne 1997!
    Erionke Brackja – Ne Krrabe ka vetem qymyr! (Pastaj, u gjet nje fshatar qe na kish vjedhur ar me gomar…)
    Berisha me 12 shtator 1998 – Tregon emrat e vrasesve te Azem Hajdarit
    Qeveria socialiste ve shperblim per ate qe tregon vrasesit dhe…mban ne detyre ne Komisariatin e Tropojes Haklajt, Salihet, Kerrnajat etj.
    Berisha dikur – Tani i Topit nuk ka qene vetem ne makine kur u aksidentua!
    Shoqata e gazetareve “te pavarur” pedicion me firma kunder dhunimit te privacise Tanit Topit…
    Berisha dikur – Droga po transportohet dhe me rruge ajrore, me avione
    Rama e qeveria – Avionet si ai i mbushur me droge qe u rrezu ne Divjake jane per…sperkatje mushkonjash!
    Nuk po zgjatem me tej, me kaq kuptohet se ketu Berisha ka shpifur, por per fatin tone, ka qene partia e Rames, qeveria e tij dhe gazetaret e pavarur nga Berisha sigurisht, qe na kane thene gjithmone te vertetat, gjithmone!

  15. Me pelqen ky bushati se megjithse me orientim komunist thote te vertetat qe sheh me guxim.
    Nuk kursen as te majte as te djathte.
    E vetmja kritike, por qe s’eshte puna tij do ishte mungesa e nje propozimi.
    Eshte mire te kritikoj nje pushtet te kalbur, por do ishte me mire te ofronte dhe ndonje zgjidhje ne analizat e tij.
    E kuptoj qe propozim- zgjidhjet jane pune e opozites por ne skemi opozite, keshtu qe kjo pune u ngelet analisteve.
    Si çdo gje ne shqiperi punen e ben ai qe mundet jo ai qe duhet.

  16. Salih karaxhic berisha president nga trashigimtari ramiz alia marveshja e Triestes 92 berisha humb zgjedhjet lokale pastaj vjen,shkatarrim i prones publike per skrap vjedhje92-94,rrezohet kushtetuta e familjes berisha me vote nga populli,95-96lulzim i kapitalizmit berishian Piramidat vjedhje e 2miliard dollare popullit,salihu 96 fiton zgjedhjet me vjedhje ne 96% te votimit,janar 97 fillon luften veri jug hapen te gjitha pikat ushtarake ku mbahej armatim shteti i berishes shkermoqet per tre muaj,vriten nga shpellkaret e salihut 3000 njerez ne te gjithe vendi,europa vendos ardhjen e nje force ushtarake nga 18 vendet be,salihu kerkon te arratiset,por me ndihmen e izetit mbyllet ne presidence deri ne marveshjen e detyryshme te 9 marsit,97 zgjidhet president nga kuvendi i votave te vjedhura per se dyti,grusht 97 largohet nga presidenca si kriminel,5 vjet reprezalje i te gjithe atyre qe krijuan pd,reprezalja u be nga krahu i djathte gazidede,98 vrasjen e azem hajdarit dhe organizimin e grushtit te shtetit vjedhjen e tankut ne garde dhe mbajtjen dy muaj para selise se pd,salih humb zgjedhjet rresht lokale e parlamentare,2005 mbas marveshjes me nanon e meten vjen ne pushtet si i rinuar,por vesi del me shpirtin,projekti i shkatarrimit fillon fuqishem dhe ne qeveri afrohet Serbi Damir Fazllic qytetet bregdetare filluan shkatarrimin dhe vjedhjen e pronave,2007 filloje Vjedhja e shekullit rr kombit 60 km rruge 1.3 miliard euro,2008 gerdeci 30te vdekur 300 te plagosur dhe 460 shtepi te shkatarruara bilanc Lufte kjo ben qe hollivudi te bej film per Sy peshkaqenin e salihut,2009zgjedhje te vjedhura dhe kualicion me floririn Meta kater vjet Korrupsion gjigant i dyshes berisha-meta cez tia ndertime pa fund ne vijen bregdetare lufte me pronaret e tokave,2011 vrasje per kenaqesi te salih karaxhic berisha i ndihmuar nga lululzim basha etj te kater qytetareve me duar ne xhepa,salihu deklaron se do vriste dhe 300 njerez,maj 2011 vjedhja e zgjedhjeve ne tirone nga i gjithe shteti polici ushtrine shik shpellkare te ardhur nga kosova,romet komunistet kqz gjykata shkalles pare e apel ne funksion te salih karaxhic berishes dhe ne fund basha me dhune e kurbanin e nje dashi behet kryetar bashkie,2011-2013,erdhi fundi 467 koncesione te dhena nga salihu,kapja e drejtesise qe do ti sherbente pas largimit te pushtetit si nje Qen te ngordhur,7 vjet qe vjell e vjell vrer,qe kerkon Gjak kudo shikon varre arkivole,kerkon revoluciono demokratiko komunisto,ne vija te pergjitheshme ishin krimet e salih karaxhic berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *