• |
ide | kryesore

Drama e jetës së Maks Velos/ U spiunua edhe nga gruaja e tij

-Instant, Dossier



Historia e jetës së Maks Velos, arkitekti që u nda nga jeta këtë të enjte është ndoshta një simbol se si funksiononte komunizmi duke shkatërruar shoqërinë deri në bërthamën më të fortë e të shenjtë, atë të familjes. I denoncuar nga ish-gruaja dhe miqtë e tij ai u arrestua dhe përfundoi në burg dhe iu shkatërruan më shumë se 200 vepra arti nga regjimi diktatorial.

Në një nga rrëfimet e tij në media pas viteve ’90 ai ka rrëfyer se u njoh dhe u dashurua me një vajzë, që vetëm pas martesës do të zbulonte se ishte agjente e Sigurimit të Shtetit dhe faktori kryesor në dënimin e tij 10 vjeçar. Shumë vite më vonë ai do të lexonte dhe dëshminë e njeriut më të afërt të tij që e çoi drejt arrestimit.

DËSHMITARJA

/ Luçiana Naraçi /

Dëshmitarja u pyet rreth çështjes dhe deklaroi: Unë kam qenë e martuar me Maks Velon dhe me të kam një fëmijë. Në vitin 1976 jam ndarë nga ai dhe tani banoj pranë nënës sime. Gjatë kohës që unë kam qenë e martuar me Maksin tek ai kisha konstatuar se kishte koncepte dhe mbante qëndrim të huaj ndaj gruas. Po ashtu kisha vënë re se ai ishte i dhënë shumë pas artit dekadent dhe për këtë më ka treguar një libër të Pikasos që ia kishte dërguar një franceze, të cilën e kishte njohur përpara se të martohej me mua. Për Pikason më ka thënë se është piktor i madh.

Më kujtohet biseda me të, që më ka thënë se: “Nuk ka përse të pikturosh në mënyrë realiste për faktin se në mënyrë realiste del në fotografi, kurse piktori në çdo pikturë duhet të fusë ndjenjat e tij, kështu për rrjedhim, piktura e realizmit socialist nuk mundet që të shprehë atë që mendon ose kërkon që të shprehësh”. Në përgjithësi për pikturën me Maksin nuk kam biseduar shumë. Dua të shtoj se gjatë kohës që ai ishte i martuar me mua ka bërë edhe një skandal me një grua tjetër, të cilën unë e kam marrë vesh pasi jam ndarë nga ai.

Maksi në shtëpinë e tij kishte piktura që nuk i përgjigjeshin realizmit socialist. Për këto piktura ai më ka thënë “se po të ishin jashtë shtetit do të kushtonin miliona lekë, se këto i përgjigjen realitetit, se çdo gjë shkon përpara. Njerëzit po të duan të paraqesin një gjë ashtu si është e fotografojnë aty dhe nuk e pikturojnë. Prandaj piktura nuk duhet të jetë krejtësisht realiste”.

Pasi është dënuar Fadil Paçrami, në një bisedë që kanë bërë në shtëpinë e Maksit, unë kam qenë aty dhe kam dëgjuar Maksi të thotë: “Fadil Paçrami qëndroi si burrat dhe nuk e dha veten”. Këtë bisedë e kam dëgjuar kalimthi kur ai bisedonte me njerëzit e shtëpisë së tij. Kur i është rrëzuar stalla në kooperativë, Maksi priste që të arrestohej dhe ata kanë marrë disa libra dhe i kanë djegur. Se çfarë librash kanë djegur nuk e di.

Në kohën që Maksi është dënuar për riedukim dhe është dërguar në fshat më ka thënë mua se “më kanë dënuar kot. Këta nuk dinë t’i vlerësojnë njerëzit. Mua më hoqën se jam i zoti”. Duke biseduar për të ardhurat që merrte ai në kohën që unë banoja te nëna, i kam thënë Maksit që t’i dilte për zot familjes që kishim bashkë, por Maksi më ka thënë se “ato para që unë marr, nuk më dalin për të jetuar për vete dhe jo të mbaj fëmijën”.

Në bisedat e ndryshme që kam bërë me Maksin, ai më ka thënë se këtu në Shqipëri nuk vlerësohet ashtu siç duhet puna e artit, e këtë ma ilustronte duke thënë se “ja pikturat e mia, po të ishin jashtë shtetit do të vlerësoheshin me miliona lekë. Kështu më ka thënë ajo francezja, ndërsa këtu te ne këto nuk i vlerësojnë”.

Me sa di unë Maksi ka pasur marrëdhënie me një franceze që ka ardhur në vendin tonë për të bërë studime albanalogjike. Ajo i ka vajtur në shtëpi Maksit dhe ai ka pasur korrespondencë me të. Kur ka ikur francezja Maksi ka pasur korrespondencë me të dhe asaj i ka dhënë disa piktura, kurse ajo nga Franca i ka dërguar librin e Pikasos.

Por, gjithashtu, Maksi ka thënë se jashtë shtetit ashtu siç i kishte thënë ajo francezja jetohet mirë, se në Francë njerëzit e zotë vlerësohen shumë dhe marrin të ardhura të mira dhe jo si këtu në vendin tonë. Më ka thënë se “po të ishin veprat e mia në Francë do të vlerësoheshin shumë dhe jo si këtu në Shqipëri që nuk i vlerëson njeri”.

Duke më biseduar për Pikason, Maksi më ka thënë se ai është njeri shumë i zoti dhe ka vlera të mëdha artistike. Duke biseduar me nënën e Maksit, Ani Velo, më ka thënë se në shtëpinë e tyre kishte shkuar edhe një greke dhe i kishte parë pikturat e Maksit dhe i kishte pëlqyer si ajo francezja. Maksi në shtëpinë e nënës sime ka lënë dy libra të karikaturistit francez Zhan Ejfel, në gjuhën ruse.

Këta libra tregojnë krijimin e njeriut nga Zoti, si dhe krijimin e botës nga Zoti. Që të dy këta libra i kam dorëzuar në organet kompetente. Dua të them se në shtëpinë e Maksit unë kam gjetur edhe një fotografi që kishte dalë së bashku më vëllain e tij me uniformën e fashizmit.

Në këtë proces dua të sqaroj një fakt, pavarësisht se jam divorcuar me Maksin, flas vetëm të vërtetën dhe nuk jam nisur nga motivet personale. I kam thënë duke qenë edhe pa u ndarë nga Maksi. Procesverbali m’u lexua. Thëniet e mia janë shkruar drejt dhe i vërtetoj me firmën time.

DËSHMITARJA
/ Luçiana Naraçi /

HETUESI
/ Dhimitraq Shkodrani /

Asistoi
Aleko Meci

Por pavarësisht sa keq pa në jetë, piktori thoshte se jeta e tij ishte e përmbushur pasi nuk i kishte bërë keq njeriu. “E mendoj jetën time të përmbushur sepse gjëja më më rëndësi në jetë është mos t’i bësh keq njeriut. Kam ndjerë kënaqësi të jashtëzakonshme nga arti. Unë mendoj se energjia vjen nëse je i vertetë, nëse je fals nuk ka energji. Po t’i duash njerëzit dhe po të mos e harxhosh jetën për paratë, je i vërtetë”.



7 Comments

  1. luciana ka pas ose noi hall te madh ose ka qene ambicioze e keqe

    me spiuu burrin, vellai vellane,babai nenen, motra vellane, femija prindin,nena djalin

    kjo ka qene partia dhe sigurimi i shtetit

    ptuuuuu

    fare e keqe serbe!

  2. Epo normal. E kan ne gen .Nga nje iliro pellazgjik dy jane spiune pa leke. se e bejne me pasion te madh kete pun. dhe 2 me lek se per lek shesin dhe nenen e motren e femijen e vet…Rrac e vecant ilirjane…

  3. 80% e spiuneve te Sigurimit te Shtetit Komunist ishin pjestar te familjeve, miq a shoke te njerezve qe jane persekutuar.

  4. Nje nejri qe nuk dijti te mbaje nje qendrim te qarte ne jeten e tije! Kam parsysh kohen pas burgut! I Lënë!

  5. Te gjithe pyesin; Ore! mire doçin tek i cili eshte shitur e nuk eshte ndjere asnjehere, po per mikun e tije te ngushte qe vdiq, si nuk u shpreh Ismael Kadirov? Ndoshta i ka thene doçi; degjo o molo, mos thuj asgjo per maksin se m’ ka shajte kohet e funit! E kadirovi si , si i shitur per qe eshte, si kerrnac i pangopur per para, e hodhi ne ere shokun e dhimbjeve e te halleve per ato te shkreta paraçka, qe me ç’duket i duhetn per ne boten tjeter ( se njerezuit mund te shiten edhe nga halli) kinse patriotit! Thuhet se nje here, Bethoven degjoi nga kritiket ti thonin je me i madhi muzikant i kohes, ai pasi i falanderioi, ju pergjigj: Do te doja me shume te isha si “njeri”, me i madhi i kohes! Por nejse , ca vdesin te mbuluar nga lavdia ,sa te tjere zgjedhin parne ne vend te saj, si Kadare!

  6. Te gjithe pyesin; Ore! mire doçin tek i cili eshte shitur e nuk eshte ndjere asnjehere, po per mikun e tije te ngushte qe vdiq, si nuk u shpreh Ismael Kadirov? Ndoshta i ka thene doçi; degjo o molo, mos thuj asgjo per maksin se m’ ka shajte kohet e funit! E kadirovi si , si i shitur per qe eshte, si kerrnac i pangopur per para, e hodhi ne ere shokun e dhimbjeve e te halleve per ato te shkreta paraçka, qe me ç’duket i duhetn per ne boten tjeter ( se njerezuit mund te shiten edhe nga halli) kinse patriotit! Thuhet se nje here, Bethoven degjoi nga kritiket ti thonin je me i madhi muzikant i kohes, ai pasi i falanderioi, ju pergjigj: Do te doja me shume te isha si “njeri”, me i madhi i kohes! Por nejse , ca vdesin te mbuluar nga lavdia ,sa te tjere zgjedhin parne ne vend te saj, si Kadare!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *