Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka paralajmëruar qeveritë që të menaxhojnë me kujdes vendimet për lehtësim të masave të izolimit, pasi “rreziku i kthimit të virusit është shumë real”. Ghebreyesus ka përmendur gjashtë kushte para lehtësimit të masave të izolimit;
Numri i rasteve duhet të jetë në rënie, por vëzhgimi i të infektuarve duhet të jetë i lartë;
-Sistemet shëndetësore duhet të jene të gatshme të testojnë, trajtojnë dhe izolojnë të infektuarit;
-Në spitale dhe shtëpi kujdesi duhet të ketë shpërthime minimale;
-Masat mbrojtëse duhet zbatuar në vende të punës dhe shkolla;
-Numri i rasteve të importuara duhet të jetë i menaxhueshëm;
-Komuniteti duhet të veprojnë në përputhje me “normalen e re”.
Ghebreyesus ka thënë se teksa numri i rasteve të prekura me koronavirus është duke rënë në Evropën Perëndimore, e kundërta është duke ndodhur në Evopën Lindore, në Afrikë, Azinë Juglindore, Lindjen e Mesme dhe Amerikë.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 3,685,129 njerëz të infektuar, 258,051 të vdekur dhe 1,208,139 të shëruar nga ky virus.
akoma flet ky bythziu
Tedros pedros sa emer te ” bukur” ka horri . Nga eshte kjo gjeja?
ça flet më OBSH!
Organizatë Kineze për mardhënje me publikun.
Sharrtim i derrit me absesin.
Pirdh pirdh se lirohesh tedros. Vaksinen shko fute nbyth morr i kuq.