• |
ide | kryesore

Kriza në agrobiznes për shkak të Covid-19, Basha tregon 3 masat urgjente që duhen marrë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



‘Situata e rëndë e pandemisë ka prekur çdo sektor të ekonomisë shqiptare, përfshirë dhe sektorin e agrobiznesit dhe bujqësisë.

Presidenti i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar Agim Rrapaj dhe drejtoresha ekzekutive Enisa Shena i paraqitën sot me shifra dhe detaje kryetarit të PD situatën e vështirë të sektorit të zinxhirit ushqimor që, për shkak të pandemisë dhe mungesës së mbështetjes me paketë ndihme të dedikuar këtij sektori, rrezikon kolapsin.

Përfaqësuesit e 37 shoqatave kombëtare dhe rajonale, drejtues të Këshillit të Agrobiznesit, janë të shqetësuar për situatën aktuale pasi prodhuesit nuk arrijnë të shesin prodhimet dhe po konkurrohen nga produktet e importit të cilat vijnë të subvensionuara në vendet e origjinës.

Ekonomia shqiptare është në kolaps, masat e qeverisë janë kaotike dhe ndihma ekonomike që është e pandjeshme për qytetarët dhe biznesin, për bujqësinë nuk ekziston as si premtim.

Kryetari i Opozitës Basha shprehu mbështetjen për kërkesat e drejta të fermerëve dhe sektorit të agrobizmesit dhe së bashku me përfaqësuesit e KASH ndanë si prioritete urgjente për përballimin e krizës disa hapa duke përfshirë

1- Barazimin e TVSH-së për të ndihmuar prodhimin vendas dhe fermerët që kanë pësuar goditje nga pandemia duke ndihmuar të gjithë zinxhirin e prodhimit agro-ushqimor i vendit.

2 – Përfshirjen e institucioneve të mikrokredisë në skemën e garancisë sovrane që qeveria shqiptare ofron për bankat e nivelit të dytë. Sektori i mikrokreditit është jetik për të siguruar likuiditetin në sektorin agrobujqësor. Sot ky likuiditet mungon duke rrezikuar prodhimet së nesërmes.

3 – Qeveria shqiptare nëpërmjet AZHBR-së dhe institucioneve të tjera duhet të rrisë ndjeshëm financimin me grante për të gjithë fermerët shqiptarë të cilët kanë pësuar humbje nga situata e pandemisë së COVID-19.

Sot, shqiptarët po rrënohen ekonomikisht çdo ditë e më shumë. Çdo biznes, përfshirë dhe bujqësinë kane nevojë për ndihmë dhe jo fjalë boshe. Me mënyrën si po e menaxhon kjo qeveria situatën pandemia shëndetësore covid19 do të shndërrohet në pandeminë ekonomike 2020.



3 Comments

  1. Ja i zbatoi qeveria propozimet e tua. Cte bejme? Te duartrokisim qeverine apo ty? Ti je lider i opozites apo OJF? Shqiperia ka marr fund nga kjo qeveri ky ben propozime. Debil

  2. PD e Bashes sot te jep pershtypjen e nje ushtrie mbledhur ne nxitim e siper, te pa veshur, te paarmatosur, me shume e frikesuar se sa e vendosur, indiferente ne shumice. Krejt e kunderta me PS. 180 grade e ndryshme. Kjo pra eshte sfida e Lulzim Bashes. Duhet te ndryshoje. Duhet te jete i vertete. Duhet te jete real. Duhet te jete i ndershem. Duhet te jete i sinqerte. Duhet te kete strategji te prekshme dhe jo virtuale. Vetem keshtu mund te kete shans per te rivalizuar Ramen. Nuk ka ne dore vetem pushtetin e PD a te ardhmen e tij, por ka ne dore demokracine, qe vjen si me fitoren, si me humbjen dinjitoze. Demokracia ka me shume rendesi se sa disa drejtore a ministra qe nuk ngopen duke brejtur parate publike, si minjte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *