• |
ide | kryesore

Ligji nuk njeh emrin e djalit të Elon Musk

-Instant, Paparazzi, Slider



Nga titulli duket sikur kemi lojëra fjalësh, por është e vërtetë. Pas shpjegimit që Grimes, partnerja e Elon Musk, i bëri emrit të të birit, X Æ A-12, rezulton se në të vërtetë shteti i Kalifornisë ka rregulla të mirëpërcaktuara kur vjen puna te emrat e bebeve. People kontaktoi me avokatin David Glass, i cili u shpreh se ligji në Kaliforni nuk njeh përdorimin e simboleve.

“Në Kaliforni, mund të përdorni 26 shkronjat e alfabetit angles. Kështu që nuk lejohen numra, numra romakë, theks ose simbole të tjera. Vetëm apostrofi, si në emrat O’Connor, është i pranueshëm. Glass u shpreh se me siguri Musk dhe Grimes do ta paraqesin këtë emër, por nuk do të pranohet. “Për shkak se emri përmban numra dhe simbole, kërkesa do të refuzohet,” shtoi më pas. Natyrisht që Elon Musk ka mundësinë që të apelojë vendimin, por duket se është e kot. “Nuk ka të ngjarë që të lejohet, sepse Kalifornia ka luftuar prej kohësh që të mos përdorë simbole.” Glass tha për People se pati edhe një projektligj për të lehtësuar kufizimet me emra, po u rrëzua sepse kompjuterët e përdorur nuk sigurojnë mundësinë për të përpunuar certifikatat e lindjes. Pra, Musk mund ta përdorë X Æ A-12 si emër për djalin e sapolindur, që do të thotë se ndaj tij nuk merren masa ligjore, POR nuk e regjistron dot si emër.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *