• |
ide | kryesore

“Maradonës i bënë një komplot”: Balbo kundër Fifa-s për atë që ndodhi në Usa ’94

Sport



Një cështje që nuk resht së tërhequri pas vetes një vijë helmi gati 26 vjecare. Diego Maradona i gjetur pozitiv pas Argjentinë-Nigeri ka krijuar gjithnjë dyshime të atyre që kanë parë një ndërhyrje të Fifa-s për të ndëshkuar zërin jashtë korit të “Diez”. Për ti kthyer polemikat ka menduar Abel Balbo, ish-sulmuesi i Romës dhe kombëtares Albiceleste. “Ishte hera e parë që një infermiere hyri brenda fushës për të marrë një lojtar për kontrollin antidoping”.

Sulmues i asaj Argjentine, Balbo ka shtuar gjatë intervistës së dhënë për TNT Sports: “Ajo që i ndodhi Diegos ishte një komplot. I krijonim bezdi dhe nuk mund ta lejonin që të bëheshim kampionë bote. Ishte gjithcka shumë e cuditshme. Diego me ne ka qenë gjithnjë shumë i sinqertë e po bënte shumë mirë. Por e kërkuar dhe erdhën ta merrnin, bënë gjithë atë teatër. Koha na dha të drejtë. Të gjithë e panë se në FIFA kishte dicka të errët”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *