• |
ide | kryesore

Në 18 maj hapen baret dhe restorantet, zbardhen rregullat që duhen zbatuar (Protokolli)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ashtu siç kishte paralajmëruar qeveria ka vendosur hapjen e bareve dhe restoranteve, në datën 18 maj, por nën kushte të rrepta sigurie.

Në portalin qeveritar e-albania janë publikuar edhe udhëzimet e reja që duhet të ndiqen nga kjo kategori biznesesh, ku ndër sy bien hapësira 1.5 metra e personelit me klientin, shmangia e parave “cash” dhe vendosja e dezifenktantëve për duart në pjesën më të madhe të tyre . Gjithashtu këto biznese do të jenë të hapura vetëm në ambientet e jashtme të tyre në fashën orare të lejuar 5:00 – 17:30.

Sipas udhëzimit të Ministrisë së Shëndetësisë, administratorët e bareve dhe restoranteve duhet të jenë nën monitorim të vazhdueshëm të gjendjes së punonjësve të tyre dhe nuk duhet lejuar askush të vijë në lokal nëse shfaq simptoma të COVID-19 dhe ka temperaturë 37.5. Nëse punonjësit shfaqin simptomat duhet telefonuar menjëherë mjeku i familjes. Gjithashtu çdo punonjës i bar – kafesë ose restorantit është i detyruar të deklarojë te përgjegjësi nëse ka pasur kontakt me persona të cilët rezultojnë apo kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Gjatë hapjes së tyre baret dhe restorantet duhet të sigurojnë sapun, letër dhe dezinfektues, pastrim i rregullt i koshave të mbetjes dhe dezinfektim të të gjithë ambientit kur hapet dhe kur mbyllet, pra 2 herë në ditë. Gjithashtu për klientët duhet të sigurohet në hyrje një dezinfektues duarsh jo më pak se 60 % alkool.

Punonjësit do të jenë gjatë gjithë kohës me maska dhe doreza dhe të dezinfektojnë dhe lajnë shpesh duart sidomos pas marrjes së parave nga klienti.

Dorezat e dyerve, tavolinat, tabaka shërbimi dhe banakët e lokaleve në bar dhe restorant duhet të dezinfektohet dhe pastrohet në mënyrë të shpeshtë për të shmangur çdo infektim të mundshëm me COVID-19.

Personeli i barit duhet të qëndrojë 1.5 metër larg nga klienti, ndërsa nuk lejohet kontakti fizik mes punonjësve apo mes palëve të tjera. Në lidhje me tavolinat duhet respektuar distanca nga pjesa e pasme e një karrige në pjesën e pasme të një karrige tjetër të jetë të paktën 1m larg, e për rrjedhojë, klientët ta shohin përballë njëri – tjetrin nga një distancë prej të paktën 2m.

Subjekti bar – kafe ose restorant për të ruajtur distancimin fizik me klientët duhet të sigurojë një korridor të dedikuar për klientët deri në nivelin e arkës dhe duhet të vendosë shenjat vizuale në dysheme, shirita me ngjyra, ose shenja për t’u treguar klientëve respektimin e distancës fizike.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *