• |
ide | kryesore

Parashikimi i Bankës Botërore për Shipërinë: Vendet e punës do shkatërrohen

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ekonomia shqiptare pritet të vuajë shenja të përhershme në ekonominë e saj të lena nga kriza që po shkakton COVID-19. Në një raport të dedikuar për Shqipërinë Banka Botërore analizon në thelb se cilat do të jenë pasojat që do të vuajnë të gjitha kategoritë. Sipas Bnakës teksa një rikthim i aktivitetit ekonomik pritet sapo impakti i virusit të ngadalësohet në muajt në vijim, ndërprerja ekonomike me shumë mundësi do të vërë në stres të fortë shumë shqipatrë.

“Shumë familje do të hasin vështirësi financiare pasi : vendet e punës do të shkatërrohen, disa individë që përfitojnë të ardhura do të detyrohen të qëndrojnë në shtëpi dhe të kujdesen për anëtarët e familjes, do qëndrojnë në karantinë apo do të trajtohen për sëmundjen e tyre.  Për më tepër kriza do të detyrojë biznese në thelb të kyçe që të mbyllen, do të prishë marrdhëniet e zinxhirit të prodhimit apo do të lenë të largohen punnonjës që kanë krijuar eksperiencë(knoë hoë) mbi punën, shoku mund të lerë shenja të përhershme në ekonomi” nënvizon raporti.

I njëjti ndalet edhe tek sektori bankar dhe tek masat që u morën në përgjigje të kësaj situate sa i takon politikës monetare lehtësuese. Raporti vlerëson se bankat hynë në këtë krizë me kapital të fortë dhe amortizatorë likujditeti por do të hasin vështirësi nëse kreditë nuk do të paguhen sipas planit dhe e ardhmja e biznesit të tyre mund të ndikohet në mënyrë të theksuar.

“Një paketë mbështetëse e fortë është e nevojshme për të mbështetur ekonominë në zbutje të krizës. Ndërkohë që masat do të evolojnë në mënyrë dinamike sipas ecurisë së krizës dhe mund të pritet që politikat mbështetëse, të kombinuara me një ngadalësim të theskuar të ekonomisë, të zgjerojnë në mënyrë drastike defiçitin fiskal në vitin 2020 si dhe rritje të borxhit publik.  Masat kyçe përfshijnë një fond garancie që mundëson huadhënie për bizneset për të shlyer pagat si dhe rritja e një transferte sociale. Politika monetare po lehtësohet duke ofruar likujditet pa limit për sektorin bankar dhe ulja e mëtejshme e normës së poltikës do të mbështesë më tej ekonominë” thuhet në raport.

Banka Botërore vlerëson se impakti në ekonominë shqiptare ndihet edhe më shumë po të kemi parasysh që COVID-19 vjen vetëm pak muaj pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit të vitit të shkuar i cili shkaktoi dëme të mëdha materiale por mbi të gjitha edhe njerëzore.

Këto dy problematika pritet që ta ndikojnë në mënyrë dramatike ekonominë gjatë këtij viti. Rënia e eksporteve dhe pasiguria për turizmin cilësohen po ashtu si elementë që mbështesin parashikimin pesimist, shkruan revista monitor.

“Porositë e eksportit janë përmbysur në një kohë kur partneri tregtar më i rëndësishëm, Italia po kalon një situatë të vështirë ekonomike. Po kështu po bëhet evidente nga dita në ditë që Shqipëria do të përballet me një sezon turistik veror jashtëzakonisht të varfër” nënvizon BB.



8 Comments

  1. Bo, kushedi sa i ka shkuar tensioni edit nga ky lajm, amon, mos na jepni lajme te tilla me mjes se i ra pika krieministrit.

  2. I lexoi ai Sejko i Bankes se Shqiperise se nje muaj me pare deklatori se Ekonomia Shqipetare do kete rritje edhe kete vit..I thoni te rimarre diplomen se eshte “5 me hic” . Pune camesh!

  3. Jane shkatruar moj k…banke jan shkatruar qe kur vut kemben ju ne kete shqiperizezen megjith ca keni ju mbrapa. …Ca tju themi …gjetet…

  4. Na marrçin te keqen imperialistet, se ne kemi Partine sishqiponje qe fluturon ne shkembinj graniti!

  5. Prej disa ditësh, familjet Berisha-Meta kanë hapur një television të ri, të cilin ia kanë besuar Çim Pekës.

    Bëhet fjalë për një investim miliona euro, burimi i të cilave nuk dihet se nga vjen.

    Pronari në hije i këtij TV është Shkëlzen Berisha, ndërsa zyrat i ka tek pallati i Ilir Metës në “Astir”.

    Por, pavarësisht origjinës së dyshimtë të parave me të cilat është ngritur ky TV, kryeministri Edi Rama ka vendosur ta “legalizojë”.

    Ai do të jetë sot në këtë TV, për të dhënë një intervistë për Çim Pekën.

    Ndoshta Rama do të tregojë, që begenis edhe kundërshtarët e tij më të egër, por kjo nuk e justifikon faktin, që po “legalizon” një media ku hidhen miliona euro të vjedhura nga xhepat e shqiptarëve dhe që tani po pastrohen nëpërmjet këtij investimi të familjeve Berisha-Meta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *