• |
ide | kryesore

Takim blitz, Duka kërkon aleancë nga presidenti Meta: zbardhen detajet e protokollit të FSHF-së

F1, Sport



“Nuk ka vaksinë më të mirë për mbrojtjen e shëndetit se sa sporti” është kjo fraza e fundit e përdorur nga presidenti Ilir Meta që shpreh qartë pozicionimin në favor të kërkesës së Federatës Shqiptare të Futbollit për të rinisur sa më shpejt futbollin. Pikërisht për të siguruar më shumë mbështetje, presidenti i FSHF-së është pritur në presidencë nga kreu i vendit Ilir Meta. Në qendër të bisedimeve ka qenë cështja më e nxehtë e momentit dhe ngërci i krijuar mbi protokollin sanitar të përgatitur nga ekipi mjekësor i FSHF-së, sipas udhëzimeve të UEFA-s, për rifillimin e aktiviteteve futbollistike sa më parë të jetë e mundur: “Besoj se me përpjekje dhe mirëkuptim, ashtu si edhe në shumë vende të tjera, edhe ne t’i rikthehemi në kushtet e reja dhe me protokollin e duhur sanitar, jetës futbollistike, por edhe sportive në vend”. shkruhet në një shënim të presidentit Meta.

Futbolli është në pritje të një përgjigje nga autoritet për të rinisur aktivitetin, por tentativa për ti përshpejtuar hapat, përmes formulimit nga ekipi mjekësor i FSHF-së të një protokolli sanitar, është bllokuar nga Ministria e Shëndetësisë që ka saktësuar se i takon asaj hartimi i protokollit. Sipas asaj që kuptohet kreu i vendit ka dhënë mbështetje për futbollin, për të rinisur sa më shpejt, duke u vendosur në të kundërt të qendrimit të Kryeministrit Edi Rama.

Draft-Protokolli Sanitar Koronavirus

Ndërkohë, në protokollin e hartuar sipas modelit gjerman, (linku më sipër) është menduar që maksimumi 165 persona do të mund të angazhohen në një ndeshje futbolli. Por për shkak të ndarjes në zona, nuk do të jetë i mundur grumbullimi i më shumë se 90 personave në të njëjtën kohë. Gjithashtu parashikohen teste të rregullta për koronavirusin për lojtarët dhe stafin teknik, duke specifikuar që rezultatet e testit të lojtarëve të bëhen të ditura jo më vonë se ora 10 të e mëngjesit të ndeshjeve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *