• |
ide | kryesore

Tottenham, Kumbulla një nga mbrojtësit më të mirë në Serie A: do jetë zëvendësuesi i Vertonghen

Sport



Marash Kumbulla është emri që kërkohet në pesë kampionatet elitarë të Europës dhe pretendentë për mbrojtësin e kombëtares së Shqipërisë dhe Hellas Veronës, janë të gjithë klube të rëndësishme. Tottenham Hotspur bënë një sondazh rreth një muaj më parë për shqiptarin, por tani kanë dalë me një koncept të qartë për 20 vjecarin shqiptar. Vëzhguesit e Tottenham janë kthyer me sigurinë se shqiptari është më shumë se mjaftueshëm i mirë për një klub të madh.

Ai konsiderohet nga londinezët si një lexues inteligjent i lojës dhe me aftësi brilante për të dalë me top nga zona. Stili i lojës së qendërmbrojtësit të lindur në Itali është krahasuar me atë të legjendarit Paolo Maldini dhe është pikërisht kjo që ka bindur teknikun e Spurs Jose Mourinho të hedhë të nga Kumbulla për të zëvendësuar Jan Vertonghen, që shkon në skadencë kontrate.

Askush në fakt nuk e priste një impact të tillë të lojtarit nën drejtimin e Ivan Juric, por është fakt që tashmë ai është shndërruar në një nga mbrojtësit më të mirë të Serie A. Ish-tekniku i Shqipërisë Gianni de Biasi është shprehur për të se “është gati e ka personalitetin e karakterin për tu imponuar në një skuadër të madhe”.

Tottenham ka studiuar me kujdes perfomancat e lojtarit dhe është bindur edhe më shumë nga referencat se kundër skuadrave të mëdha Kumbulla nuk është vënë kurrë në vështirësi, gjë që tregon edhe për potencialin psikologjik të Kumbullës…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *