• |
ide | kryesore

Zgjedhje në Universitete, reagon Meta

Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës Ilir Meta ka ndërhyrë pas shqetësimit të ngritur nga disa pedagogë për mbajtjen e procesit zgjedhor në Universitete në këtë situatë pandemie. Në një deklaratë të kreut të shtetit thuhet se ky është një proces tejet i rëndësishëm, por ai duhet të mishërojë parimet kushtetuese, të zhvillohet në përputhje me ligjin dhe aktet e tjera nënligjore dhe të jetë transparent e gjithëpërfshirës.

“Ndaj, në kushtet specifike në të cilat ndodhemi, është shumë i rëndësishëm angazhimi dhe bashkëpunimi i të gjithë aktorëve dhe institucioneve që kanë përgjegjësi në këtë proces. Është detyrë e tyre të harmonizojnë të gjitha veprimet dhe aktet rregullatorë, në mënyrë që ky proces i ri zgjedhor të garantojë pavarësinë, autonominë, konkurrencën e lirë, transparencën dhe integritetin për të arritur një rezultat të gjithëpranuar dhe për të përmbushur objektivat e Arsimit të Lartë në Shqipëri” –thotë Meta. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Djali i Sali Berishës është njeriu më i pakontrolluar dhe i pahetuar nga administrata e Edi Ramës, për gjoja bizneset e tij, dhe në betejat e tij gjyqësore me një deputet socialist, mjaftoi vetëm një gërmim letrash, që të shfaqeshin dhjetëra hektarë tokë të blera në periferi të Tiranës me emër të tij, ndërkohë që zyrtarisht nuk bën ndonjë biznes, përveçse atyre brekëve që i shet gruaja në Bllok, por që se hap dyqanin kurrë.

    Edi Rama nuk duhet ta hetojë atë për hakmarrje, por për detyrim ndaj shqiptarëve, të cilët i kanë dhënë votat për ta ndëshkuar atë më 2013.

    E gjitha kjo nuk mendoj se kompensohet me faktin se ai u argëtua me Çim Pekën, e talli, e ekspozoi si injorant, apo e bëri t’i çojë dëm mundin e pyetjeve të hartuara nga familja Berisha. Këtë e ka pas bërë dhe më parë, por të vësh në peshore faktin që ke amnistuar një projekt të korrupsionit të vjetër politik, trimëruar nga pandëshkueshmëria, me faktin se shkove të tallesh me Çim Pekën, është sikur të vësh në peshore faktin që Luli ka marr vilë tek Papuli, me arsyetimin e tij se nuk paguan qira, se e ka falas nga një mik.

  2. TË LUASH ME VDEKJEN, t’ja dëshirosh atë një Bashkëkombasi të tu, as në skenarët e SHQIPTAROFOBËVE më të egër ndër shekuj, nuk e kam lexuar apo ndeshur sa këto muaj në thëniet e mëndje-ftohurve tanë….AQ më keq, kur duan me shumë dëshirë që të sëmurë të ketë disa qindra apo mijra herë më shumë…..A KENI NDER e BURRNI ju që nxirni nga goja këto zezona???….MIQ e DASHAMIRËS…..Ju rikujtoj se SAPO hyn në Pavjonin e parë të COVID-19, në krahun e djathtë të tij gjindet dera ku shkruhet: “Dr. T. KALO”…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *