• |
ide | kryesore

5 raste pozitive me Koronavirus në Spanjë: shpëton mirë Barcelona

Sport



Testet intesnive kanë nxjerrë probleme jo vetëm në Gjermani e Itali, por edhe në Spanjë. Janë 5 rastet e pozitivitetit ndaj koronavirus të zbuluara pas testeve të para në Spanja, para rinisjes së stërvitjeve në mënyrë individuale. Sipas emitentit katalanas Rac1, tre lojtraë i përkasin skuadrave të Liga-s e dy të tjerët janë në klube të Segundas. Bëhet fjalë ende për rezultate të pjesshme, duke qenë se mungojnë ende të gjithë rezultatet e testeve të bëra të enjten. Sipas asaj që bën të ditur e përditshmja sportive ‘As’, në një vlerësim të parashikuar nga Liga iberike flitet se në 2.000 teste të realizuar, do të jenë rreth 30 rastet e pozitivitetit.

Vetëm kur të ketë në dispozion të gjithë rezultatet, Liga e futbollit do të zyrtarizojë numrin total të të infektuarve. Gjithnjë sipas TV katalanas, asnjë lojtar e anëtar i stafit teknik të Barcelonës nuk ka rezultuar pozitiv me koronavirus pas tamponeve e testeve sierologjike të cilave i janë nënshtruar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *