• |
ide | kryesore

COVID-19/ Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Penal, 3-8 vite burg kush nuk respekton kufizimet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sot hynë në fuqi ndryshimet ligjore në Kodin Penal, që parashikojnë dënim me burg për personat që nuk respektojnë karantinimin në kohë pandemie.

Në 16 prill parlamenti miratoi ndryshimet në Kodin Penal për moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë. Këto ndryshime u botuan në Fletoren Zyrtare në 23 prill.

Moszbatimi ose kryerja e veprimeve në kundërshtim me aktet ligjore apo nënligjore të nxjerra nga organet shtetërore, në funksion të gjendjes së epidemisë apo të zbatimit të masave të jashtëzakonshme, nga personi ndaj të cilit është dhënë më parë masë administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 6 (gjashtë) muaj.

Po kjo vepër, kur është kryer në ushtrim të aktivitetit tregtar, duke vendosur në rrezik shëndetin e njerëzve, dënohet me gjobë ose me burgim deri në 2 (dy) vite.

Moszbatimi i urdhrit të dhënë nga organet kompetente për karantinimin ose izolimin apo shkelja e rregullave të karantinës ose të izolimit, nga personi mbartës ose jo i sëmundjes infektive, të cilit i është njoftuar ky detyrim nga autoritetet shtetërore përkatëse, dënohet me burgim nga 2 (dy) deri në 3 (tre) vjet.

Përhapja me dashje e sëmundjes infektive me rrezikshmëri të lartë për shëndetin, nëpërmjet kryerjes së veprimeve apo mosveprimeve nga personi që është diagnostikuar si mbartës i sëmundjes apo nga personi që ka qëllim përhapjen e saj, dënohet me burgim nga 2 (dy) deri në 5 (pesë) vjet.
Kur kjo vepër është kryer nga pakujdesia dënohet me gjobë ose burgim deri në 2 (dy) vjet. Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin ose është rrezikshme për jetën e njerëzve, dënohet me burgim nga 3 (tre) deri në 8 (tetë) vjet.

Ndryshimet në Kodin Penal do të jenë të aplikueshme edhe nga policia apo postblloqet e kontrollit në terren.



3 Comments

  1. Ketej del e thote kemi kete rezultat fantastik fale sensibilizimit fantastik qe kane qytetaret, ketej ja plas burg me kod penal. Tani o njera o tjetra. Apo futja edhe te dyja bashke se delet njesoj blegerijne.

  2. Po mire mor doç rrugesh, keto qe do hyjne ne burg, do i kene masat per te rrespektuar distancat? sepse o llum sa me shume qe te fusesh ne burg aq me e veshtire eshte mos infektimi, o fekale! E di o shoke te infomacionit formal qe nuk e publikoni, edhe pse kerkoni gjoja te jeni te pa anshem deri me sot nuk ja keni dale! E kam fjalen per sefin tuaj (jo shefin) qe paguhet per te qene gjoja kundershtare i doçit, por qe sa here qe e kritikon nuk harron asnjehere ti fuse nje doze pegjoraative Berishes, duke e quajtur qeverisjen e tije “regjim”, dmth (Qe Bushi i beri vizite nje rregjimi sipas Bushat halese) e qe automtikisht qeverisja e vathes hajduteve na del demokratike sipas tije!Sherbim me te mire ky gjakprishuri, gjoja kundershtar i doçit nuk ka se si t’ia beje! Sepse gjithe kalaja prej muti qe ka ndertuar doçi me ndihmesit e tije te blere e gej, qendron ne ate qe te denigroje Berishen, edhe pse Berisha ka vdekur politikisht, aty e lidh gomarin keriçi rrama! Berisha nuk e len ne paqe trurin e semure te tije, deri ne vdekje! Kete ankth ja lehtesojne rast e pa rast gazetare pa shylle kurrizi e pa dinjitet si ky e te tjere! Ps: Do ishin me te besueshem ky dhe te tjere, qe une guzoj ti quaj gazetare te ishin haptazi me te! Por jo, bejne goja kundershtarin dhe atdhetarin, qe keta atdhe e komb nuk pat, e nuk do kene kurre! Tung!! Nuk pertendoj te publikohet, sepse nuk i them per publik por per ti kujtuar sherbetoreve ate qe mendoj une, me shprese se do reflektojne ndopak! gjithmone nese kane aftesine te pranojne te verteten, se jane te shitur Keto notime i mbaj per vete! Tung dhe nje here

  3. Ku mer me mandat 3 ti koqe kanari. ti as te2 ske pas e jo me 3. Te verrat e buceve nga keni dale do hyni tgjith. e sdo kete kanal toksor e nen toksor tju shpetoj o buce rrugesh. te gjithe tmarum jeni pa perjashtim. Sdo kete rruge ku…tju shpetoj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *