• |
ide | kryesore

FOTO/ I vodhi kartën e bankës pacientit me covid, arrestohet infermierja

Lapsi Leaks



Një infermiere në Nju Jork të SHBA-ve është arrestuar nga policia, pasi akuzohet për vjedhjen e kartës së kreditit, të një pacienti të infektuar me koronavirus, për të blerë ushqime.

Infermierja Danielle Conti, 43 vjeçe grabiti fshehurazi kartën e kreditit të pacientit që kujdesej, Anthony Catapano, 70 vjeç dhe e përdori atë 3 ditë para se ai të ndërronte jetë nga koronavirusi në Spitalin “Staten Island University Hospital North”, në Nju Jork.

Tashmë, Danielle është arrestuar nga policia dhe akuzohet për vjedhje dhe mbajtje kriminale të pasurisë. Ndërkohë raportohet se veç ushqimeve, infermierja kishte shpenzuar dhe rreth 60 dollarë në një pikë karburanti për të furnizuar makinën, shkruajnë mediat e huaja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *