• |
ide | kryesore

Kallëzimi penal/ SPAK: Hetim për 20 ish-gjyqtarë e prokurorë

Arkiva, Lajme, Të fundit



SPAK njoftoi sot se është regjistruar kallëzim penal për 20 ish-gjyqtarë e prokurorë.
Prej tyre 10 janë ish-gjyqtarë të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese që u shkarkuan nga vettingu për fshehje të pasurisë. Ndërkohë për 10 subjekete të tjerë, i është dërguar ceshtja për kompetencë dhe vlerësim prokurorive kompetente në lëndë dhe territor, e pikërisht Prokurorive Durrës, Tiranë dhe Elbasan. 
NJOFTIMI 

Mbi kallëzimin penal kundër disa subjekteve ish-gjyqtar dhe ish-prokurorë të shkarkuar nga detyra nga Komisioni Pavarur i Kualifikimit

Në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në datën 28.04.2020, është regjistruar kallëzimi penal Nr. 91, i paraqitur nga shtetasi Fran Dashi, kundër 20 shtetasve me funksion ish – gjyqtarë dhe ish – prokuror pranë gjykatave të shkallës së parë, apelit, Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese, si dhe prokurorive te ndryshme, për veprat penale të parashikuara nga nenet 143, 143/a/6,180, 181, 248 dhe 257/a të Kodit Penal.

Objekt kallëzimi janë deklarimet e kryera nga këta subjekte para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe vendimet e shkarkimit të tyre nga KPK-ja.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vlerësuar materialet e kallëzimit në raport me përcaktimet e neneve 75/a dhe 78 të Kodit të Procedurës Penale dhe ka arritur në konkluzionin se jo të gjithë subjektet e kallëzuar janë në kompetencë të Prokurorisë së Posaçme.

Nisur nga kjo është ndarë materiali kallëzues në ngarkim 10 të subjekteve, duke ia dërguar për kompetencë dhe vlerësim prokurorive kompetente në lëndë dhe territor, e pikërisht Prokurorive Durrës,Tiranë dhe Elbasan.

Ndërkohë për 10 subjekte, me funksion ish-gjyqtarë të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, në Prokurorinë e Posaçme është regjistruar proçedimi penal Nr.137/2020, për veprën penale “Refuzimi për deklraimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të parashikuar nga neni 257/a i Kodit Penal.



5 Comments

    1. nuk e kane seriozisht. e bejne gjoja per te treguar qe drejtesia e re= PLEPA 2 , po funksionon dhe po jep rezulatet. Medet!

      Arta Marku dhe anetaret e gjykates kushteutese- pa asnje dite pune si gjykates- qe betohen tek noteri i lagjes 😀 , Dvorani (apo dhe te tjere) jane shembuj te DESHTIMIT SPEKTAKOLAR te reformes se Rames PLEPA v2

      nuk ekane seriozisht

      por fuggrismat gjithmone komentojne me skript ne ekran- varianti call center outboud FUGSHQYM.shpk

  1. Qenka mërzit Berisha pse kam sulmuar dje shkuarjen e Ramës tek televizioni shtëpisë tij. Dhe qenka hedh në sulm duke publikuar fotot e fëmijëve të mij duke i përfshirë dhe ata si “mafjozë të shtypit” meqë e kanë babain gazetarë.
    Ata janë rritur duke vuajtur problemet e babait të tyre me politikën dhe për fat janë shkolluar mirë dhe janë në punë të tyre . Mua ma kanë bërë më të lehtë jetën ndryshe nga Saliut, që përveç të vrarëve të vet duhet të numurojë dhe 26 të djalit. Dhe jetën private e kanë më të mirë. Së paku deri tani smë janë martuar me ndonje kushërirë, apo rrospie hotelesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *