• |
ide | kryesore

Kërcënohet me jetë drejtori i Aeroportit të Rinasit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në nëntor të 2019-s Tirana Internacional Airport nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Policinë e Shtetit, por disa muaj më vonë drejtori i saj Costandin Von Alvensleben kërkon ndihmën e uniformave blu, për të gjetur një person që e ka kanosur.

Drejtori gjerman i TIA-s është paraqitur në një komisarit të kryeqytetit duke bërë kallëzim ndaj një shtetasi që e ka goditur me gurë.

Sipas kallëzimit të referuar në polici të Alvensleben, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në orën 8 e 30 minuta në rrugën “Dritan Hoxha ”, teksa ky i fundit ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij.

Një i ri i maskuar me një kapuç i është afruar duke e qëlluar me gurë por fatmirësisht veç dëmeve materiale, Alvensleben, nuk ka pësuar dëmtime. Policia e Tiranës ka nisur hetimet për ngjarjen duke sekuestruar dhjetëra kamera sigurie të bizneseve në zonën ku ndodhi ngjarja ndërsa motivet mbeten të paqarta. Ndërkohë vetë drejtori TIA-s ka deklaruar se nuk ka konflikte personale apo për shkak të detyrës. /Euronews



5 Comments

  1. TI QINE MOTREN SE I RROPI NJEREZIT ME ♀8MIMET QE KA . TE BESH DHE TE JETOSH SI MILIRDER NE NJE VEND KU DYQANET E BUKES JANE AKOMA ME LISTA .

  2. Mos ka ndy gojen me ndonje kontrate, apo ka prishur ndonje mareveshje,,,pune mafiozesh, e drogmenesh, sukses pushtetit ….

  3. paska fillu shullazi me von gjoba te medhaja ne Rinas

    Cet Kastratit i vuri , Gjushit ZRPP, ylviut pose po

    gjyqtare e prokurore u kercenon gra e bashkeshort , kalamaj e famijlare

    sajmir tahirin se pjerdh fare

    I ke durt e lira kur bo muhabet ne whatsapp me Edi ramen mjes drek darke

    kriminel kryeminister

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *