• |
ide | kryesore

Koronavirusi, Kosova numëron deri më tani 28 viktima

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kosova ka regjistruar mëngjesin e së premtes një tjetër viktimë nga koronavirusi duke e çuar në 28 bilancin total të humbjeve të jetës.

Pacienti që ndërroi jetën ishte një 77-vjeçar nga Rahoveci, i cili kishte dhe disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Klinika Universitare e Kosovës njofton se deri tani janë prekur 861 persona nga koronavirusi, 561 prej të cilëve janë shëruar. Kjo Klinikë po trajton aktualisht tetë pacientë të infektuar me Covid-19.

Ndërkohë, programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë i ka dorëzuar sot 5,000 tamptona Ministrisë së Shëndetësisë.

Përmes një komunikate për media, është bërë e ditur se ky donacion vjen si pjesë e një marrëveshjeje të arritur midis Qeverisë së Luksemburgut për ofrimin e mbështetjes së menjëhershme për Kosovën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *