• |
ide | kryesore

Luis Alberto injoron Ronaldon: “E kam mundur dy herë, më i mirë është Messi”

Sport



Kush është më i fortë mes Cristiano Ronaldo e Messi? Pyetja torturon prej vitesh të gjithë të apasionuarit e futbollit e me shumë mundësi një përgjigje mund të mos gjendet kurrë, por Luis Alberto, mesfushori që sapo rinovoi kontratën me Lazio deri në 2025, i ka idetë shumë të qarta dhe zgjedh ‘Pleshtin’ si më të mirin lojtar në aktivitet: “Kundër Ronaldos kemi fituar dy herë” tha spanjolli.

“CR7 është për tu admiruar për këmbënguljen e treguar gjatë rrugëtimit të tij, ka fituar shumë dhe askush nuk i ka falur asgjë. Cristiano ka një mentalitet fitues, ka fituar gjithcka e dëshiron të vazhdjë ta bëjë, por Messi sipas meje është më i miri” ka shpjeguar spanjolli, që ka folur edhe për mundësinë e rifillimit të Serie A: “Situata në Itali është në përmirësim, edhe pse më ngadalë se në Spanjë. Njerëzit janë kthyer në rrugë, por disa dyqane janë ende të mbyllura. Stërvitjet individuale kanë nisur: përvec vrapit në palestër tani prekim edhe topin”.

“Goli im më i bukur? Do të thosha ai kundër Spal, por bëra edhe një që më pëlqen kundër Sassuolo” ka thënë Luis Alberto, që ka mbrojtur futbollin italian nga akuzat për një lojë shumë mbrojtëse: “Thuhet se futbolli italian është mbrojtës, por nuk është e vërtetë. Atalanta për shembull luan shumë mirë, ashtu si Napoli në kohët e Sarri”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *