• |
ide | kryesore

Mustafa kundër Osmanit: Nuk po respekton LDK-në

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka kritikuar nënkryetaren e partisë së tij, Vjosa Osmani. Mustafa tha se Osmani nuk po e respekton LDK-në dhe se dëshiron që ajo të punojë pa “teka personale” si kryetare e Kuvendit të Kosovës.

“Vjosa është kryetare e Kuvendit. Vazhdon ta kryejë punën. Dëshiroj që ajo punë të bëhet mirë, të mos ketë teka personale, hidhërime personale në kryerjen e atij funksioni”, – ka deklaruar Mustafa në RTV21. Mustafa ka folur edhe për qëndrimet e fundit të Osmanit, që kanë qenë të ndryshme nga ato të shumicës së partisë.

“Ajo është deklaruar sa u përket qëndrimeve të saj për mocionin e mosbesimit dhe formimin e qeverisë së re. Nuk hyj në qëndrimet e saj. Shumica dërmuese në LDK e ka përkrahur mocionin dhe formimin e qeverisë së re.

Nëse është në krye me votat e LDK-së, duhet ta respektojë LDK-në. Vetë fakti që ka dalë kundër mocionit dhe kundër formimit të qeverisë në krye me njeriun e LDK-së, është mosrespektuese ndaj organizatës së vet”, – është shprehur Mustafa.



4 Comments

  1. fakti eshte vjosam mori 170 mije vota

    ti isa sa more ???

    kur ajo ka marre kaq shume vota si kryesuese dhe garuese per kryeminitre , duhet me e repektu

    1. Vjosa Osmani ,Albin Kurti ja
      ane pavarsia,liria dhe zhvillimi i Kosovës.Hashim thaci,Isa Mustafa jane sherbetore te vucicit dhe te Putinit,jane aq te korruptuar sa e shesin Kosoven per interesat e tyre

  2. QFAR SURRATI KA KY ISA MORINA MUSTAFA ,IK OR ZAGAR I TREDHUR NGA HASHIM THAQI DHE ALEXANDER VUCIC,

  3. Mustafa ne thelb ka hap nje teze te vjeter te demokracise se brendeshme te partive shqiptare. Dihet tash se partite tona kane profil te ulet te demokracise se brendeshme, kryetari eshte bajraktari e fjala e tij nenkupton “demokraci” ne te kunderten shumica te lançojne. Besoj se dhe Vjollca Osmani do kete fatin e atyre qe kundershtojne ose nuk jane dakord me mendimet e kryetarin. Osmani nuk ka rruge tjeter ose te krijoje fraksionin e saj mbrenda LDK ose ti bashkangjitet nje partie tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *