• |
ide | kryesore

Ndeshje çdo tre ditë e Kupa me ndeshje teke: ja hipoteza drejt së cilës shkohet

F1, Sport



Futbolli duhet të presë ende për të rifilluar, protokolli i hartuar nga ekipi mjekësor i Federatës Shqiptare të Futbollit nuk është pranuar nga autoritetet shëndetësore e hapi për tu ndërmarrë është pjesëmarrja e të gjithë aktorëve në grupin e punës për hartimin e protokollit sanitar. Kështu, në pritje të një hapje të Qeverisë mbi mundësinë e rifillimit të kampionatit, Federata Shqiptare e Futbollit është duke numëruar ditët, që natyrisht do të kenë peshë mbi hipotezat për tu marrë në konsideratë për të luajtur pjesën e mbetur të sezonit, kampionat e Kupën e Shqipërisë përfshirë.

Ajo që është theksuar gjithnjë ka qenë rëndësia e datës kur do të rinisë: nëse ndeshjet do të fillojnë në fundin e muajit maj, atëherë nga FSHF kanë saktësuar se skema do të mbetet e pandryshuar dhe kjo e bën praktikisht një kalendar të rregullt, me pauzën e dy muajve midis për shkak të emergjencës koronavirus. Por fundi i majit është vetëm tre javë larg, ekzaktësisht koha e duhur për lojtarët që të fitojnë formën fizike. Për këtë, stërvitjet në grup duhet të kishin rifilluar pikërisht sot në mënyrë që java e 27 e Superiores të luhej në fundjavën mes 30-31 majit.

Kështu, shkohet gjithnjë e me shumë drejt një tjetër hipoteze, asaj për të rifilluar në mesin e qershorit, që në planet e FSHF-së është menduar se në rast të kalimit të këtij deadline 10 javët e mbetura do të luhen cdo tre ditë. Praktikisht një tur force, ku lodhja dhe rreziku për dëmtime do të sfilisë lojtarët. E njëjta formulë prek edhe Kupën e Shqipërisë, kompeticion që, nëse futbolli rinis të lëvizë përtej fundit të majit, do të përfundojë të luajë raundet e saj cerekfinale e gjysëmfinale me ndeshje teke, deri natyrisht në finale që do të vendosëe trofeun.

Gjithësesi, prioritet mbetet të cohet sezoni deri në fund, kur e vetnmja siguri është që do të luhet pa tifozë, në kohën kur aktivitetet sportive masive konsiderohen si me rrezik të lartë infektimi dhe të programuara për tu hapur në fazën e fundit…



1 Comment

  1. Ishalla !

    Nuk shtyhet tere dita me Ramen ne TV

    me shume ka fol Rama se Monika Stafa 😀

    nga 10 lajme 9 jane ca ka jshteqitur rama sot (goja , fuga, fb/twitter)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *