• |
ide | kryesore

Personazhet që ndryshuan emrat për tu bërë të famshëm

-Instant, Paparazzi, Slider



1.Demi Moore

Emri i saj i  lindjes është Demetria Gene Guynes, ndërsa emrin Moore e përzgjodhi pasi ajo u martua për herë të parë në vitin 1984.

Këtë emër ajo e mbajti edhe pasi u shkurorëzua. Rastësisht, edhe vajza e saj Tallulah po ashtu e ndryshoi emrin.

Në emisionin e David Letterman, The Late Show, në vitin 2007, Bruce Willis, ish-burri i saj, njoftoi për planet e vajzës së tij për të ndryshuar emrin e saj nga Tallulah në Lula.

2. Katy Perry

Emrin e saj të lindjes, Kathryn Hudson e kishte përdorur në albumin e saj të parë të publikuar, që   ishte një ungjill i krishterë.

Në kohën kur Kathryn Hudson ishte bërë tashmë një emër i famshëm në Hollivud, ajo kishte ndjenjën se një ditë emri i saj mund të shkurtohej në Kate Hudson, kështu që pa humbur kohë ajo zgjodhi emrin e  vajzërisë së nënës së saj, Perry.

3. Natalie Portman

Kur Natalie ishte lindur në Jerusalem, babai i saj izraelit dhe nëna amerikane, e kishin emëruar Natalie Herschlag.

Mirëpo, kur ajo luajti rolin e  saj të parë (në filmin Leon: Profesori), ajo brengosej se mos ndoshta fama e saj do t’ia vështirësonte jetën private familjes së saj, andaj kishte vendosur që të marrë mbiemrin Portman, sipas mbiemrit të  vajzërisë së gjyshes së saj nga babai.

4. Whoopi Goldberg

Emri i lindjes së fitueses së OSCAR-it, komedianes Whoopi Goldberg është Caryn Elaine Johnson. Derisa ishte duke punuar në teatrot në San Diego, ajo kishte problem turpërues me lirimin e  gazrave, për çka shpesh edhe miqtë e saj e thërrisnin “potera”.

Në vend se të turëprohej me këtë, ajo kishte vendosur që të përballet me problemin e saj dhe ta marrë edhe emrin ashtu siç edhe e thërrsinin, pra “potera”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *