• |
ide | kryesore

Rekordi i Walker, thyen tre herë në 24 orë rregullat anti-korona: “Jam unë që ndihem i ngacmuar”

Sport



Kyle Walker nuk i pëlqen aspak idea e izolimit dhe një muaj pasi theu rregullat duke organizuar një festë me dy eskorta e një mikun e tij (ku kërkoi ndjesë publike për idiotësinë e bërë), mbrojtësi i Manchester City përsëritet: thyen rregullat për tre herë në 24 orë.

Nuk i mjaftoi që vizitoi motrën në Rotherham për të festuar ditëlindjen me një grup miqsh (qendroi katër orë), Walker shkoi të takonte prindërit në Sheffield, duke qendruar tek ata për 30 minuta përpara se të kthehej në banesën e tij në Prestbury, në Cheshire, ndërsa ditën tjetër shkoi të bënte një xhiro me bicikletë me një mik. “Është një idiot, kaq e thjeshtë – ka thënë një anonim për The Sun – sa herë duhet ta kapin që të kuptojë mesazhin e të qendrojë në shtëpi? Nuk është më i mirë se të tjerët që tallet me ne që respektojmë rregullat. Shpresoj që policia të marrë masa”.

Sipas ligjit, Walker rrezikon 1.000 sterlina gjobë, por për një që fiton 150.000 në javë nuk janë asgjë. Ndryshe nga rasti i prillit, lojtari ka zgjedhur Tëitter për të shpjeguar veprimet e tij (“Shkova tek motra për ti cuar dhuratën e ditëlindjes e ajo më përqafoi për të më kujtuar sa më do, cfarë duhet të bëja? Ta shtyja?”) e për tu ankuar për mungesën e konsideratës për ndjenjat e tij (“Është si të jesh vazhdimisht nën testim, më duket vetja si i ngacmuar”).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *