• |
ide | kryesore

Rregullat që duhet të përmbushin baret dhe restorantet që hapen në 18 maj

-Instant, Lajme, Të fundit

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi rihapjen e bareve dhe restoranteve në datën 18 maj vetëm në ambientet e jashtme deri në orën 17:30. Rihapja e këtyre njësive shërbimi do të bëhet me kush respektimin e protokolleve të miratuara nga ekspertët.


Më tej ministrja thekson se pas 18 majit do të shtohen fluturimet e riatdhesimit me detyrimin për vetekarantinim në banesë, të hapen nën rregulla rigoroze, muzetë, galeritë e arteve dhe sitet arkeologjike sipas protokolleve dhe udhëzimeve të miratuara.


Nga data 18 Maj do të lejohen me protokolle dhe masa sigurie dhe stërvitjet individuale të sportistëve në ambiente të hapura.

“Në vijim të Planit të rihapjes, nëse do të vijojmë të kemi tregues të qëndrueshëm, sa i përket rasteve aktive ditore, numrit të shtruarve në spitale, pacientëve në terapi intensive, kemi planifikuar që prej datës 18 Maj:

Do të fillojë zhvillimi i procesit mësimor dhe provimeve të maturës shtetërore sipas udhëzimeve dhe protokolleve të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Po në këtë datë planifikojmë të hapen njësitë e shërbimit, bare dhe restorante vetëm në ambientet e jashtme deri në orën 17:30.

Duke filluar nga data 18 Maj shtohen fluturimet e riatdhesimit, me detyrimin për vetëkarantinim në banesë.

Prej datës 18 Maj planifikohet të hapen nën rregulla rigoroze, muzetë, galeritë e arteve dhe sitet arkeologjike sipas protokolleve dhe udhëzimeve të miratuara.

Nga data 18 Maj do të lejohen me protokolle dhe masa sigurie dhe stërvitjet individuale të sportistëve në ambiente të hapura.

Do të vijojnë të jenë të ndaluara aktivitetet kulturore dhe sportive në ambientet e hapura dhe të mbyllura.

Po kështu do të vijojë të mbetet në fuqi ndalimi i grumbullimeve me shumë se 5 personave në ambientet publike si dhe do të mbetet i mbyllur dhe transporti publik”, tha ministrja Manstirliu.


 

2 Comments

  1. Ore si nuk po flet njeri për teke aplikimin për dalje me leje, se këta i hapen të gjitha, vetëm këtë nuk po na i bëjnë të qartë.

  2. E keni degju shprehjen e surrelit per ministrat policin etj etj dilni beni lek vet?! Nuk eshte sajese eshte e vertet. Do te leshoj zagaret e vet te bejne lek. kaq. Se po nga keta zagare do mar vot duan apo zduan. Nje gje eshte e sigurt fare asnje nuk e do.asnje.As ata qe zvarriten si zvarranik pas tij per nje cop rrog nuk e do.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu