• |
ide | kryesore

Vëllai i Hashim Thaçit, nën hetim nga policia

-Instant, Lajme, Të fundit



Mediat e Kosovës shkruajnë se ka nisur një hetim për Nazim Thaçin, vëllanë e presidentit Hashim Thaçi. Ai akuzohet se bashkë me disa persona të tjerë si vëllai i ish-deputetit të PDK-së, Rrustem Mustafa, zyrtarë të policisë, zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë, familjarë të politikanëve dhe persona të dënuar kanë thyer rregullat e karantinës, duke bërë piknik në natyrë. Në një kronikë të publikuar nga “Kohavizion”, thuhet se ngjarja ka ndodhur në Shalë të Bajgorës, ku dyshohet të jenë shkrepur edhe 50 të shtëna me armë zjarri.

Sipas të njëjtave burime mësohet se hetimet janë duke u zhvilluar edhe ndaj personave jozyrtarë. Drejtoresha e Policisë Rajonale në Mitrovicë, Afërdita Mikullovci, ka konfirmuar se armët e familjarëve të politikanëve janë konfiskuar dhe se tashmë janë intervistuar palët e gjithashtu është bërë këqyrja e vendngjarjes.

“Hetuesit kanë marrë disa veprime hetimore të cilat janë të zakonshme si në çdo rast tjetër: vendshikimi, konfiskimi i dëshmive, intervistimi i palëve… Nesër e pasnesër finalizohet intervistimi. Armët janë konfiskuar, posaçërisht ato që kanë qenë të ekspozuara, dhe me urdhër të prokurorit dhe me vendim të gjykatës ato shkojnë për ekspertizë”, – ka thënë Mikullovci. Policia e Kosovës është duke e hetuar vetëm pjesën e qytetarëve e Inspektorati policor atë të zyrtarëve policorë.



4 Comments

  1. Te besh hetim per haheng me duket qesharake. Aty hajnia eshte institucion e drejtesia merret me pianecet. Hetoni vjedhjet e pafund qe kane kryer politikanet me pushtet ne Kosove.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *