• |
ide | kryesore

“Balotelli për tu kapur me shpulla, me Melo mund të rriheshe cdo ditë”: Chiellini sulm frontal ndaj të dyve

-Instant, Sport



Në fushë Chiellini nuk i bën zbritje askujt, por sic duket nuk i bën as në fletët e autobiografisë së tij “Unë, Giorgio”. Në librin e kapitenit të Juventus nuk ka fjalë të buta, sidomos për Balotelli e Melo. “Mario është një person negativ, pa respekt për grupin – shkruhet aty -. Në Confederations Cup, në 2013, nuk na ndihmoi për asgjë, njeri për ta kapur me shpulla”. “Një më i keq ishte Felipe: më i keqi i të keqes – vazhdoi libri -. Me të rrezikohej gjithnjë rrahja. Ia thashë edhe drejtuesve: është një mollë e kalbur”.

Fjalë të rënda, që i lënë pak hapësirë interpretimeve. “Nuk kam mëri e as më intereson të kem, nëse do të më takojë të ndaj dicka me ta do ta bëj – ka shpjeguar Chiellini për Repubblica -. Nuk jam miku më i mirë i të gjithëve, por janë dy të vetmit që kanë shkuar përtej një limiti të pranueshëm”. “Për mënyrën si jam gatuar, problemi nuk është nëse luan mirë ose keq, apo ndonjëherë nuk është mbrëmja jote, por kur të mungon respekti e brenda nuk ke asgjë – vazhdoi ai, duke rritur dozat e sulmit kundër Balo e Melo -. Një herë ndodh, por kur është e zakonshme jo”.

“Në fushë del një pjesë e imja që nuk ekziston në jetë e që kam mësuar ta kontrolloj – ka shtuar mbrojtësi i Juventus -. Në fushë ‘urrej’ Inter, pastaj jashtë qeshim të gjithë bashkë”. “Mesazhi i Javier Zanetti pas dëmtimit është ai që ma bëri qejfin më shumë”, ka përfunduar Chiellini duke folur për autobiografinë, të ardhurat nga e cila do të shkojnë për shoqatën “Të pakalueshmit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *