• |
ide | kryesore

Conte vizionon Inter në distancë: tekniku nuk ka kryer ende tamponin

-Instant, Sport



Pas dy muajsh, Antonio Conte rishfaqet në Appiano Gentile. Tekniku i Inter ka shkelur sërisht në ambjentet e qendrës sportive zikaltër, por ka mundur ta vëzhgojë skuadrën vetëm në distancë, duke qenë se nuk i është nënshtruar ende tamponit për Covid-19. Në anë të fushës ka qenë preparatori atletik Pintus e dy bashkëpunëtorë të tjerë të Contes. I pari që ka mbërritur në Pinetina, në ditën e dytë të hapur për stërvitjet individuale ka qenë drejtori i përgjithshëm Beppe Marotta, rreth mesditës.

Për testet ndaj Koronavirus, shoqëria i ka dhënë përpërësi, përvec organikës së skuadrës së parë, stafit teknik e atij shëndetësor që në këto ditë po ndjek stërvitjet në fushë. Ashtu si ndodhi të premten, skuadra është ndarë në tre grupe pune, me kapitenin Handanovic përsëri mes atyre që zbritën në fushë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *