• |
ide | kryesore

E konfirmon Rama: Në Shqipëri do legalizohet kanabisi, kemi 1 vit që po punojmë për këtë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së sotme me ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca, ka konfirmuar se është gati drafti për kultivimin e kanabisit dhe legalizimin e tij për qëllime mjekësore në Shqipëri.

Sipas Ramës, për draftin ka mbi një vit që po punohet dhe Shqipëria është konsultuar me ekspertët më të mirë ndërkombëtarë e vendas.

“Kemi 1 vit që punojmë për këtë draft, do jetë gati për pak, ne nuk bëjmë punë pa u konsultuar me ekspertë të huaj dhe tanët. Gjëja kryesore që bëjmë dhe na ka dalë është konsultimi me eksperiencat e tjera. Ne nuk shpikim asgjë, mësojmë nga të tjerët, adaptojmë nga të tjerët. Do jetë gati drafti shumë shpejt, ashtu si drafti për amnistinë fiskale”,- tha Rama.

Ky reagim vjen pas akuzave nga opozita dhe media se në vend po rikthehet kultivimi masiv i kanabisit në prag të vitit zgjedhor.



10 Comments

  1. E o… sot eshte dita evropes pse no ? Prosperitet apo jo ? Hahaha

    Lla dumlla dumlla da
    Lla dumlla dumlla da

  2. Shqiperia koroporate hajdutesh dhe drogmenesh. Lum kush jeton ne ate shpellar shtet e vend.
    Kur te hapet bota keni kohe nje here e mire te zhdukeni nga ai vend djalli.

  3. Ti po legalizon kanabisin qe te legalizosh te gjithe leket e pista pista qe jane bere deri tani nga trafiku i tij dhe te “pastrosh”figuren e Tahirit me shoke, si dhe te sigurosh miqte e tu ne te ardhmen me nje biznes fitimprures qe besoj do ta besh PPP

  4. Koprata drogaxhinjve ka 7 vjet qe tregton me sukses drog. Koprata mavri eshte bere nr1 ne bot per gjith llojet e zullumeve. Eshte koprata e zuluve ..

  5. Palloshi , jo qe po pergatit ligjin vetem, por ka filluar te planifikoi plantacionet, e eksperimentin e ka filluar qe tani, e kete prodhim te sivjetshem do e llogarise ne dalje te ligjit, qe te rrise te ardhurat. Vetem keshtu dine te punojne keta rilindas me parane, se per ekonomine e per investime kane 7 vjet, qe su shkel kembe investitori, andaj do i hidhet hashashit se ate e ka per zemer. Qe ta besoni, mbani kujtesen kur ne parlament, ne kohen kur ish opozita reale , u be propozimi qe te tere qeveritaret e deputetet te benin analizen qe a kane perdorur, apo perdorin droge, se si kerceu drogmeni, nuk e pranoi partia e droges kontrollin mjeksor, apo qe te benin analizen, e votuan konder,,,,e pse,,, nese je i paster, bujrum, por nese ke qene, e mbase je akoma, se simptomat i ka, sot aprovon qe do hapen plantacionet e hashashit, e me siguri te investuara nga mafia shteterore. Me kete ligj, te gjithe shtetet europiane do na thone’ Shteti kanabist shqiptar, sepse do dalim te paret ne korrijen e hashshashit nen udheheqjen e narkomanit Rama.

  6. Merrni dosjet e Kuartetit te politikaneve shqiptar:
    1-Sali Berisha,krimineli numer NJE i Shqioerise,sebashku
    te birin e tij,autorin dhe aktorin e 430 milion te CEZ-it…
    2- ILIR Meten, alias Ilir Floririn, sebashku me familjen e ti,..
    3-Lulezim Bashen familharisht
    4- Edi Ramen,familjarisht ..,.
    Dhe mos u hallakatni si vaji ne lakra qe e beni jo pa qellim
    per te zhvendosur vemendjen tone ,qe megjithese perpiqe-
    ni nuk e zhvendosni dot, dhe fokusoheni ne keto 4 figura
    qe sundojne ne politiken shqiptare qe prej 30 vjetesh,foli lulushi del dhe xixa e perforcon per shpellkaret e salihut ky ja ben me te qarta idete e lulushit

    1. Po hiqe o idiot këtë pllakë gramafoni të ngecur që poston për çdo shkrim këtu.
      I vetmi kuriozitet për këtë paçavuren që poston ti, dë të ishte të postoje edhe portretin tënd me një fotografi.
      Jam i sigurt se do të kesh “sukse” me fytyrën prej idioti, sepse vetëm idiotët bëjnë të tilla veprime si ti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *