• |
ide | kryesore

Hamilton, i vetmi që po shijon emergjencën: “Kjo ndalesë gati si bekim”

-Instant, Sport



Lewis Hamilton arrin të gjejë aspekte pozitive në pauzën e detyruar, që emergjenca Koronavirus i ka shkaktuar cirkusit të F1: “Ndihem më i freskët. Kishte momente në pesë vitet e fundit kur mendoja se një periudhë pushimi do të ishte pozitive për trupin e mendjen – ka thënë në një video të publikuar nga Mercedes – . Për një atlet në majat e sportit nuk është kurrë dicka e mirë të largohesh për një vit, por në është dhuruar një periudhë pjesërisht pushimi, që po më pëlqen”.

35 vjecari ka shtuar se “kjo mungesë e detyruar nga në pistë është gati një bekim, sepse të bën të vlerësosh më shumë gjërat që do e ato që bën”. Kampioni i botës ka shtuar më pas se prespektiva e garave pa spektatorë “më transmeton një ndjesie zbrazëtie, sepse tifozët ‘bëjnë’ garën. Nuk e di sa emocionuese mund të jetë një GP në tv për njerëzit që e shohin, por do të jetë më mirë se asgjë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *