• |
ide | kryesore

Misioni i KFOR, SHBA dërgon 400 ushtarë të tjerë në Kosovë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Garda Kombëtare e Iowa-s në SHBA ka njoftuar se do të dërgojë në Kosovë 400 trupa shtesë, të cilët do t’i bashkëngjiten misionit paqeruajtës të KFOR-it.

Sipas një njoftimi të publikuar nga Garda e Iowa-s, trupat amerikane pritet të vijnë në Kosovë, më vonë gjatë këtij viti.

“Një grup shtesë prej 400 ushtarësh të Gardës Kombëtare të Iowa-s kanë marrë urdhrat për të mbështetur misionin e vazhdueshëm të KFOR-it në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Nisja e trupave amerikan pritet të ndodhë në muajin gusht dhe shtator.

Njoftimi për dërgimin e trupave shtesë nga SHBA-ja në Kosovë, vjen disa muaj pasi zyrtarët amerikanë paralajmëruan se mund të tërheqin trupat nga Kosova, nëse Prishtina zyrtare nuk heqë taksën ndaj produkteve serbe, pa kushte.

Më 1 prill, qeveria në detyrë e Kosovës hoqi taksën dhe vendosi masën e reciprocitetit ndaj mallrave serbe.

 



2 Comments

  1. Mbas ketj njoftimi,Genelli dhe shoket e tij,duhet te mesojne kengen popullore shqiptare:Te tjera ben,moj,te tjera thua,qe te me prishesh,moj mendjen mua…..Trupat amerikane,jo nuk do largohen prej Kosoves,por gjithnje e me shume do te shtohen,o Grenell,thirri mendjes,nuk largohen amerikanet nga Kosova,por ti mos i pengo e mos i ngaterro kosovaret,me ide te lobit tend pervers,se kosovaret,jane burra zamoni.

  2. Me siguri Thaqi e ka bere
    Nje shenje e paster e mbeshtetjes se amerikes per Thaqin dhe Isa kurven 🙂

    ore shkruani dhe per ushtarin e norvegjis te Kfor ne prishtine qe i shkonte e dashura me bodigardin e shpend ahmetit bythes…. ky do jee lajm i madh pas fjolla morines qe kishte bere foto pa mbathje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *