• |
ide | kryesore

Ngjarje e rëndë në Kamëz, dy punonjës të një kompanie interneti i zë korrenti, vdes njëri prej tyre

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në periferi të Tiranës, ku një punonjës i një kompanie interneti ka ndërruar jetë pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Punonjësit që ka ndërruar jetë ka qënë bashkë me një tjetër koleg, i cili gjithashtu ka rënë në kontakt me rrymën por ka arritur që të shpëtojë. Të dy janë nisur me urgjencë për në spital për të marrë ndihmën e parë me një furgon.

Mësohet se të dy ishin duke punuar në fshatin Laknas, pranë Rinasit në momentin kur ka ndodhur incidenti.

Rrugën për në spital, furgoni që po i trasportonte ka përplasur një person me biçikletë në Kamëz duke e plagosur. Fatmirësisht raportohet se i moshuari i përplasur është jashtë rrezikut për jetën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *