• |
ide | kryesore

Shërohen 70% e të prekurve nga Covid-19

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në fundjavë kurba e infektimit me coronavirus në vendin tonë ka pësuar rënie, vetëm 6 raste të reja, Në Tiranë dhe Krujë. Ministria e Shëndetësisë njofton se 70% e të prekurve janë shëruar ndërsa mariin shërbime spitalore vetëm 29 pacientë.

Numri i personave pozitivë me covid ka rënë ndjeshëm, ndërkohë që vijojnë të qëndrojnë vatra aktive me numrin më të lartë të të prekurve Tirana dhe Kruja. Ndërsa 70% e të prekurve në total në vendin tonë me koronavirus kanë arritur ta fitojnë luftën me Covid-19.

”Sot është përqindja më e ulët ndaj totalit të testimeve me vetëm 2.67%. Në 24 orët e fundit kanë rezuluar pozitiv 6 qytetarë. Përkatësisht, 3 raste në Tiranë dhe 3 raste në Krujë. Në të gjithë vendin janë 198 persona aktivë me Covid-19.”

Më pak se 15% e të prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet Covid, ndërsa pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes.

”Aktualisht në të dy spitalet Covid, në spitalin infektiv, dhe spitalin Shefqet Ndroqi, janë të shtruar 29 pacientë dhe vetëm 4 prej tyre janë në terapi intensive. Prej më shumë se 10 ditësh nuk kemi asnjë humbje jete.”

Minsitria e Shëndetësisë bën me dije se nga dita e hënë do të ketë një tjetër lehtësim masash dhe për këtë arsye i kërkon qytetarëve të respektojnë rregullat. Gjithashtu apelon bizneset që të zbatojnë me shumë rigorozitet protokollet e sigurisë për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.



1 Comment

  1. Faleminderit portalit për dozën e përditshme te mashtrimeve me këto “numrat e te sëmurëve dhe viktimave” me korona. Juve te portalit a i keni parë vetë keto te semure, a i keni verifikuar viktimat, a duhet t’i besoni verbërisht numrave të qeverisë?? Nëse janë 10 te sëmurë qeveria qëllimisht i bën 100 te tillë vetëm për të arritur qëllimet e ndyra te saj.

    Janë këto numra të manipuluar qe qeveria përdor si justifikim per shkatërrimin e qëllimshëm të ekonomisë, rritjen e stresit dhe kyçjen brenda te popullit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *