• |
ide | kryesore

Asprilla kujton netët e shthurura në Parma: “Një herë në grumbullim me 5-6 femra”

-Instant, Sport



Me Faustino Asprilla si shok skuadre ose si mik është e sigurtë se nuk mërziteshe. Sulmuesi kolumbian, i mbërritur në Parma në 1992, mes festave, femrave e shakave, mori me vete etiketën e gjeniut të parregullt. “Një herë në Itali shkova me 5-6 femra…” ka treguar ai në një lidhje direkt në Instagram me Fabio Cannavaro, ish-shoku i tij i skuadrës verdheblu.

“Ishim në grumbullim – kujton Asprilla duke treguar ngjarjen -. Një shok më tha ‘Eja këtu se janë 5-6 vajza’. U zbavitëm të paktën deri në 5 të mëngjesit”. Sulmuesi kolumbian dinte ti argëtonte të gjithë, në fushë me lojërat e tij gjeniale, por edhe jashtë kuadratit ku nuk mungonte në asnjë festë: “Eshtë faji i Massimo Crippa, më merrte gjithnjë në festat e tij, në Milano, në Modena…” ngacmoi ai ish-mbrojtësin dukal.

Edhe në stërvitje nuk mërziteshin, të paktën duke gjykuar nga historitë që tregoi Cannavaro: “Më kujtohet rasti kur Malesani më vuri tre milionë gjobë. E hëngra në tavolinë”. E pikërisht në tavolinë ish-trajneri tentoi ta kthente në rrugën e duhur: “Më tha se nuk duronte më, se duhej të ndryshoja e nuk mund të bëja gjithnjë rrëmujë në tavolinë përndryshe do të më shiste – kujtoi Asprilla -. Nuk isha i zoti të qendroja në heshtje, duhet ti ngacmoja të gjithë, Veron më tallte duke më parë në heshtje e në fund u ktheva ai i përhershmi”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *