• |
ide | kryesore

Brazili i ‘europianizuar’ ka një dëshmi: numri 10 i Selecaos nuk është më një ‘fantazist’

-Instant, F1, Sport



Ishte dikur një tokë e aftë të prodhonte lojtarë si Pelé, Rivelino, Zico, Rivaldo, Ronaldinho e Kaká. Lojtarë që e bënë numrin “10” të Brazilit një fanellë ikonë, të dëshiruar nga fëmijët, sepse përfaqësonte më të bukurën e futbollit: klasin, teknikën, alegrinë, lëvizjen që bën publikun të ëndërrojë. sot është rreziku që kjo 10 të mos ketë një lojtar të denjë për paraardhësit e tij.

Bëri shumë të diskutohej një frazë e Rivaldos në 2019: “Është e trishtueshme të shohësh cfarë ka ndodhur me fanellën numër 10, ia dhanë Paquetá”. Si të donte t theksonte një rënie drastike në kualitetin e interpretuesve. Për të shmangur keqkuptimet: Brazili ka Neymar, e askush nuk e harron. O’Ney ka të gjithë karakteristikat për të bërë fantazistin ose sulmuesin e dytë, por në klub e në kombëtare pozicionohet si sulmues krahu. Situata e Neymar të bën të reflektosh mbi një krizë të përgjithshme të fantazistit, rol që gjen gjithnjë e më pak hapësirë në futbollin bashkëkohor. “10” e parë që e pësoi ishte Ronaldinho, “i detyruar” të luante në të majtë tek Barcellona. Por ishin vite në të cilët braziliani mund të luante kudo e të bënte diferencën.

Në futbollin elitar gati asnjë skuadër nuk luan me fantazistin klasik e talenti duhet shpërngulet në krahë e të kombinohet me shpejtësinë, që është një karakteristikë vendimtare në futbollin e sotëm. Dicka e ngjashme si në vitet ’90 me 4-4-2, por ay nuk kërkohej shpejtësia por taktika. Neymar i ka ruajtur karakteristikat e 10-ës, por roli aktual e largon nga porta dhe për kundërshtarët është më e thjeshtë të mbyllin në krah. Pastaj nëse O’Ney arrin të bëjë diferencën kudo, është për shkak të aftësisë së tij. Vetëm se tjetër gjë është të bësh diferencën në Ligue 1, tjetër në Botëror kur 10 për tu veshur është verdhejeshil. Mirë në 2014, shumë zhgënjyes në 2018 e në Katar do të jetë 30 vjec e ndoshta me shansin e fundit për ta parë në nivele të larta me Seleçãon.

Vlerësimi i Neymar, sipas Transfermarkt, është ulur me 52 milionë euro në dy vitet e fundit. Bëhet fjalë për rënien e dytë më të fortë në botë pas Gareth Bale (-58 milionë). Më prapa, por gjithnjë në top 10, është një tjetër brazilian: Philippe Coutinho, me 44 milionë diferencë. Vendimtar tek Liverpool e në periudhën e parë tek Barcellona, Coutinho në dy vitete e fundit humbi: tek Bayern Mynih numrat janë të mirë, por në Bavari ai nuk arrin të bëjë diferencën kur gjërat bëhen keq.

Me pak fjalë, “futbolli bailado” brazilian ka dalë nga natyra e tij, duke shkuar drejt një “europianizimi” që ka limituar talentin natyral për ti dhënë hapësirë shpejtësisë. Ndërkohë, Brazili zbuloi se mund të fitojë edhe pa O’Ney: merita është e teknikut Tite, që për Copa America 2019 i besoi një skuadre me Alisson, Thiago Silva, Marquinhos e Casemiro. Pastaj kishte lojtarë me talent, ofensivë por jo anarkistë, që viheshin në dispozicion të skuadrës. Dikush ia doli, si Gabriel Jesus që kaloi në të djathtë për ti lënë në qendër vendin Firminos. Të tjerë jo: nuk befasoi askënd që Coutinho pati vështirësi taktike i tërhequr në mesfushë. Por të driblojnë kundërshtarët është detyra e tyre, e nëse Neymar e Coutinho gjejnë celësin për të vendosur edhe ndeshjet që kanë rëndësi, Brasile do të bëjë jackpot edhe në nivel botëror.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *