• |
ide | kryesore

Coronavirusi/ E vërteta e “imunitetit të tufës” nëse nuk do të kishte fare karantinë

-Instant, F1, Stil



Analiza e dy studiuesve, Carl T. Bergstrom, profesor i biologjisë në Universitetin e Uashingtonit dhe Natalie Dean, ndihmës-profesore e biostatikës në Universitetin e Floridas ka prekur një çështje ende të paqartë siç është “imuniteti i tufës” nga koronavirusi.

Hipotezat

Shumë e dinë tashmë se “imuniteti i tufës” është ajo gjendje që arrihet kur një përqindje e caktuar e popullatës është imune (zakonisht e vaksinuar) ndaj një sëmundjeje dhe me praninë e saj mbron pjesën e mbetur të individëve të prekshëm sepse përhapja e lartë e njerëzve imunitarë siguron që shkalla e ngjitjes së një virusi bie, duke parandaluar në mënyrë efektive qarkullimin e mëtejshëm të tij.

Të dy profesorët kanë shpjeguar në “New York Times” se çfarë mund të ndodhte me koronavirusin nëse hipotetikisht do të përpiqeshim të arrinim “imunitetin e tufës” pa mbajtur masa distancuese sociale. Para së gjithash, duhet të sqarohet se pjesa e popullsisë që kërkohet për të arritur “imunitetin e kopesë” varet nga transmetimi i patogjenit, i cili është i ndryshëm nga virusi në virus. Më pas sipas studiuesve epidemia nuk ndalet menjëherë, por personat e infektuar do të vijojnë ende të rriten për ca kohë

Para së gjithash në rastin e koronavirusit vlerësohet se pragu i popullatës që duhet të shërohet për të arritur “imunitetin e kopesë” duhet të jetë 66%, pra gati 2/3 e popullsisë. Edhe duke supozuar se antitrupat që njerëzit zhvillojnë janë afatgjata (qe ne ende nuk e dimë), një numër kaq i madh i të infektuarve mund të nënkuptojë shumë vdekje, duke marrë parasysh që vlerësimet aktuale të vdekshmërisë për Covid-19 arrijnë 0.5%.

Ajo që ka rëndësi është se virusi nuk zhduket me magji kur arrihet pragu i imunitetit. Ai vetëm fillon të ngadalësojë përhapjen e tij (padyshim që flasim për skenarë që nuk përfshijnë masat kufizuese). Pasi të kemi pragun e duhur të imunitetit, secili person do të infektojë më pak se një person tjetër (Ro më pak se 1) dhe për këtë arsye një epidemi e re nuk do të jetë në gjendje të fillojë përsëri, por një epidemi tashmë në zhvillim do të vazhdojë të përhapet përpara se të shuhet. Nëse pandemia do të lihej e pakontrolluar, ajo mund të vazhdonte me muaj pas arritjes së “imunitetit të kopesë”, duke infektuar shumë më tepër individë, përpara se të shuhej.

Përfundimi

Në një grafik të publikur në NYT, ekspertët shpjegojnë se vala blu është ajo që tregon imunitetin e tufës. “Sipas mendimit tonë – shkruajnë ekspertët – është ende shumë herët të pranojmë se shumica dërrmuese e popullatës në botë do të infektohet. Ne duhet të jemi shumë të sigurt për aftësinë tonë për të menaxhuar shpërthime të reja dhe nuk ka asgjë të shpejtë ose pa dhimbje në arritjen e “imunitetit të kopesë” pa u mbështetur në një vaksinë”. ©Përkthyer nga Corriere Della Sera, LAPSI.al



3 Comments

  1. Po mund te ishin izoluar vetem individed qe rrezikojne me shume, pasi per fat jane dhe pjesa me pak produktive e ekonomise. Sigurisht edhe te tjeret do funksiononin me distancim social.
    Aty ku jane bere analiza, p.sh. ne New York del se 70% e infektimeve kane ndodhur tek te izoluarit ne shtepi dhe jo tek ata qe po punojne. Gjithsesi keto jane gjera qe asnje nuk i di me siguri, keshtu qe ne pergjidhesi u zgjodh ai eksperiment qe u konsiderua me pak i rrezikshem, karantina. Qellimi i mire e justifikon deri diku mjetin edhe nese mund te rezultoje i gabuar, por ajo qe eshte e tmerrshme jane keta zelotet qe nuk hane arsye dhe sens mase dhe duan te na mbajne me cdo kusht brenda edhe kur behet e qarte qe nuk eshte me e nevojshme.

  2. Ata,qe jane mbyt nga paniku,shohin vetem suedezet,duke qeshur.Po shqiptaret,i nderuar,nuk i shikon qe qeshin,?Neper programet e humorit,qeshin artistikisht,por edhe nga sa transmetojne mediat(megjithese me pikatore-nga frika),duke intervistuar rastesisht rrugeve,njerez te zakonshem,qe popullorce,e shprehin te qeshuren e tyre-thumbuese?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *