• |
ide | kryesore

COVID në Shqipëri/ Asnjë viktimë prej më shumë se 10 ditësh, 650 persona janë shëruar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministria e Shëndetësisë njofton se janë shëruar nga koronavirusi edhe 23 pacientë të tjerë, duke e çuar në 650 numrin total të qytetarëve, që kanë fituar betejën me virusin e rëndë.

Ndërkohë, në të gjithë vendin ndodhen aktualisht aktivë me COVID-19 edhe 187 persona, të cilët janë kryesisht në Tiranë, Krujë, Shkodër dhe Kamëz.

Gjithashtu, tjetër lajm i mirë është se prej më shumë se 10 ditësh në vendin tonë nuk është shënuar asnjë viktimë nga koronavirusi.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *